Lajme, Lajme Top

Panairi i 26-të i Librit/ Eventit mbarëkombëtar të kulturës i ribashkohet edhe “Audiobooks.al”

Në mjediset e Pallatit të Kongreseve në Tiranë, nga data 15-19 nëntor, do të mbahet Panairi i 26 I Librit, një ngjarje mbarëkombëtare e kulturës që pritet me shumë interes.

Panairi i përvitshëm i librit mbledh bashkë shtëpitë botuese nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi, shkrimtarë, poetë, përkthyes dhe lexues, ku njihen me botimet e reja, diskutojnë mbi problematikat e letërsisë bashkëkohore, përkthimit në gjuhën shqipe dhe shumë aktivitetet të tjera me të autorë dhe studiues.

 

Por këtë vit, panairit i ribashkohet edhe e vetmja “Librari Digjitale” në Shqipëri, “SIGAL Audiobooks”.

 

Platforma e parë dixhitale e librave audio në shqip, e cila sjell te shqiptarët brenda dhe jashtë kufijve pa asnjë kosto, librat e autorëve më të njohur vendas dhe të huaj, do të jetë për 5 ditë rresht me stendën e saj në panair ku çdo vizitor do të ketë mundësinë të njihet nga afër se çfarë është kjo platformë, çfarë ofron, si mund të përdoret dhe të testojnë live aplikacionin.

 

Aktualisht në “SIGAL Audiobooks.al” gjenden mbi 300 libra dhe informacione mbi sigurimet, të gjitha të disponueshme dhe të aksesueshme online për të gjithë.

Ndërsa janë mbi 50 mijë përdorues, të cilët në çdo moment mund të dëgjojnë falas, nga celulari ose kompjuteri, titujt që dëshirojnë.

 

Në “Aubiobooks.al” e gjejnë veten duke filluar që nga fëmijët e moshave të vogla, duke dëgjuar përrallat e tyre të preferuara, fëmijët pak më të rritur me librat shkollorë apo libra artistikë që u përshtaten moshës së tyre dhe deri tek të rriturit, që mund të dëgjojnë romane, histori, kulturë, e plot libra interesantë dhe me vlera të mëdha.

 

Librat vijnë tek përdoruesit nëpërmjet zërave të njohur të personazheve që kanë shumë vite eksperiencë në gazetari dhe jetën publike, dhe me profesionalizmin dhe zërin e tyre unik përcjellin tek çdo dëgjues librat më të mirë të epokës moderne, si dhe të historisë e kulturës së vjetër mesjetare e të Rilindjes.

 

Mjafton të shkarkoni aplikacionin në App Store ose Play Store për të dëgjuar kudo dhe kurdo librat që dëshironi.

Regjistrimi është shumë i thjeshtë. Shkoni te pjesa “Login” dhe me vetëm një adresë e-maili mund të jeni një prej mijëra përdoruesve.

 

Për shkak edhe të zhvillimeve teknologjike dhe jo vetëm, Audiobooks-et janë një formë shumë efiçente për ta sjellë librin, informacionin, kulturën edhe tek ata që mbase nuk e kanë kohën të shfletojnë një libër fizik. Ndaj, mos harroni! Përgjatë pesë ditëve, nga 15 deri më 19  nëntor, “SIGAL Audiobooks” ju mirëpret ta vizitoni në “Panairin e Librit”, në Pallatin e Kongreseve.

 

“SIGAL AudioBooks, merreni Librarinë kudo me vete”