Adrenalina që të jep drejtimi i makinës është për t’u admiruar, sidomos për drejtuesit që kanë një moshë relativsht të re. Por përveç emocioneve, duhet të bëhet me dije shpeshherë që rruga përmban dhe rrezikshmëri të madhe.
Vera është periudha që njerëzit lëvizin më shumë për shkak të pushimeve dhe dëshirës për t’u drejtuar në bregdet. Si mw i rritur ndani disa këshilla për vozitje më ta para se këto aventura të nisin.
- Lëre telefonin në një anë
Kjo mund të jetë një nga këshillat më të rëndësishme të vozitjes për ju dhe për të rinjtë. Smartphone është një ide e shkëlqyeshme për të kaluar kohë të bukur, por mbetet gjithashtu edhe një nga shpërqendrimet më vdekjeprurëse kur përdoret gjatë drejtimit të automjetit. Krijoni njëfarë rregulli, si për shembull përdorimi i telefonit vetëm kur makina është e ndaluar dhe ndiqeni vazhdimisht këtë rregull.
- Mos konsumoni pije alkoolike kur vozitni
Është normale tashmë që të rinjtë të pijnë në një festë gjatë verës. Krijoni një sistem sigurie për t’i bërë të ditur që kjo gjë është e rrezikshme kur kanë për të drejtuar një makinë.
- Informohuni për motin
Bëjeni pjesë të praktikës tuaj kontrollin e motit përpara se fëmija, motra apo vëllai më i vogël të nisen për udhëtim më makinë. Kjo këshillë mund ti ndihmojë ata të parapërgatiten për rrezikshmëritë që rruga i ofron. Gjithashtu ndihmojeni që të krijojë një komplet gadishmërie emergjente që mbahet në bagazh.
- Vendosni një kufi për pasagjerët në automjet
Më shumë pasagjerë do të thotë më shumë shpërqendrim për shoferin. Drejtuesit duan të jenë pjesë e bisedës po aq sa dhe pasagjerët, por duhet t’i kushtojnë vëmendje rrugës. Gjeni një ekuilibër pasagjerësh që të mos kalohet numri i kapacitetit të makinës.
- Reduktoni vozitjen gjatë natës
Ndonjëherë vozitja gjatë natës është e pashmangshme, sidomos për ata që punojnë vonë ose festojnë deri në orët e para të mëngjesit. Megjithatë, nëse vendosni të vozisni vonë, përpiquni t’i zvogëloni distancën dhe kohën e udhëtimit gjatë natës.