Blog

Nga minimizimi i sheqerit te përdorimi i panxharit/ Të jetosh shëndetshëm është më e thjeshtë seç duket

1-Mbani një peshë të shëndetshme. Vetëm duke vepruar në këtë mënyrë ju do të ulni presionin e lartë të gjakut.

2-Kryeni aktivitet fizik rreth 150 minuta në javë, të shpërndarë në ditët e javës. Në mënyrë që stërvitja të jetë e vlefshme, ju duhet të ndiheni më të ngrohtë, me frymëmarrje më të shpeshtë, dhe zemra duhet t’ju rrahë më fort se normalisht.

3-Ushqehuni me sa më shumë fruta dhe zarzavate çdo ditë – konsumojini ato më mirë të gjalla ose lehtësisht të pjekura sesa të ziera, për të marrë maksimumin e lëndëve ushqyese; shmangni ushqimet e skuqura.

4-Përdorni sa më pak kripë në ushqimet tuaja. Mos harroni sasinë e madhe të kripës që ndodhet në ushqimet e përpunuara, bukë dhe drithëra, prandaj lexoni gjithmonë etiketat.

5-Përdorni sa më pak yndyrë dhe sheqer – kontrolloni gjithmonë etiketën dhe jini veçanërisht të kujdesshëm ndaj yndyrnave të hidrogjenizuara dhe sheqernave “të fshehura”, si saharoza, dekstroza, fruktoza dhe glukoza.

6-Mos pini duhan – ai bllokon arteriet më shpejt, dhe shkakton shumë probleme të tjera shëndetësore.

7-Reduktoni sasinë e kafeinës që konsumoni – mbani mend, kafeina gjendet në pijet e gazuara si Red Bull, si dhe në kafe dhe çaj.

8-Mos pini shumë alkool – respektoni rekomandimet e konsumit ditor të alkoolit.

9-Shtoni sa më shumë panxhar dhe lëng panxhari në dietën tuaj – ata janë veçanërisht të dobishëm për uljen e presionit të gjakut.

10-Përpiquni të rehatoheni – stresi mund të kontribuojë në ngritjen e presionit të gjakut, prandaj përpiquni ta shmangni atë nëse është e mundur.