Ndryshimet klimatike janë tashmë një rrezik potencial dhe i pranuar nga të gjithë me vendet që duhet të përballen me zjarre, përmbytje dhe fenomene të tjera natyrore.
E pamë të gjithë çfarë ndodhi në shtator në disa vende të Europës Qendrore, në Itali më pas e së fundmi në Bosnie dhe Vlorë ku përmbytjet lanë pas dëme kolosale në banesa, biznese dhe automjete.
Nëse Vlora të ishte e siguruar nga rreziqet katastrofike, çfarë do të ndodhte?
Me këtë pyetje e nis intervistën e tij për Top News Avni Ponari, CEO i “SIGAL UNIQA Group Austria, i cili ka edhe përgjigjen.
“Atëherë përgjegjësia do ishte e gjitha mbi kompaninë e sigurimeve. Ata do të ishin vlerësuesit dhe përcaktuesit menjëherë të vlerës së dëmeve“, shprehet Ponari.
Sipas tij, bashkia dhe organizmat e tjera shtetërore do të ndiqnin me kujdes ecurinë e vlerësimit të dëmeve, ndërsa nga ana tjetër do bëhej kalimi i menjëhershëm i parave në llogaritë çdo qytetari të dëmtuar nga përmbytjet.
“Kjo do të ishte në një kohë shumë të shkurtër, sepse tregjet private kane aftësinë e rëndësishme të operimit drejtpërdrejt dhe shumë shpejt”, thotë CEO i SIGAL UNIQA
Por teksa Shqipëria renditet mes vendeve më të rrezikuara nga përmbytjet dhe tërmetet, sa kushton sigurimi që njerëzit të përfitojnë këtë lloj shpërblimi të menjëhershëm në rast përmbytje apo tërmeti?
“Absolutisht jo më shumë se 50-100 euro në vit. Pra, një kosto mjaft e ulët por që ne na duhet dhe na ndihmon për të përmbushur detyrën dhe për të qenë e për tu kthyer në pozicionin e mëparshëm. Sepse sigurimet nuk parandalojnë rrezikun, ato komensojnë financiarisht çdo dëm të shkaktuar dhe aq më tepër nga përmbytja dhe tërmetet, nga rreziqet katastrofike apo zjarret që mund të jenë të shumta dhe massive”, thotë Ponari, i cili e mbyll intervistën e tij me një mesazh.
“Uroj që ngjarje të tilla mos të ndodhin më. Uroj që edhe ne të jemi pjesë e skemave të sigurimit nga rreziqet katastrofike sepse kjo tashmë është domosdoshmëri.
Vendet e Europës e kanë bërë dhe po ecin me shpejtësi me këtë lloj risigurimi, me këtë lloj përgjegjësie e cila largon përgjegjësinë nga shteti dhe organizmat shtetërore nga bashkitë dhe ja kalon këtë kompanive të sigurimit, misioni i të cilave është pagesa e dëmeve të ndodhura në kohën e duhur“.
KRONIKA E TOP NEWS:
Siguroni sot banesën, biznesin apo automjetin tuan nga katastrofat natyrore me SIGAL UNIQA-n që tashmë i ofron të gjitha produktet e saj edhe ONLINE duke ju kursyer kohë dhe para.
SIGAL UNIQA Group Austria, jetojmë më mirë së bashku
Web: www.sigal.com.al
E-mail: [email protected]
Whatsapp: 0686062829