Lajme

“Nëntori Blu”, muaji dedikuar shëndetit të meshkujve/ 4 mundësi të arta nga SIGAL UNIQA

“Nëntori Blu” është një fushatë që zhvillohet çdo vit me qëllim parandalimin dhe ndërgjegjësimin për Kancerin e Prostatës.

Kanceri i Prostatës është sëmundja malinje më e shpeshtë te meshkujt dhe konsiderohet si shkaktari i dytë i vdekshmërisë te meshkujt pas kancerit të mushkërisë.

Pavarësisht fushatave parandaluese për kryerjen e testeve që mund të zbulojnë këtë kancer në një fazë të hershme, shumë meshkuj ende hezitojnë të kryejnë kontrollet e nevojshme, parandaluese.

Kompania më e madhe e sigurimeve, lidere absolute në ato të shëndetit, mundëson disa paketa që ju ndihmojnë në kapjen e sëmundjes në kohë por edhe në trajtimin dhe kurimin më të mirë, brenda dhe jashtë Shqipërisë.

 

Jetë Plus

Nëse po kërkoni një siguracion shëndeti, dedikuar enkas sëmundjeve të rënda, siç janë edhe tumoret, e gjeni vetëm tek SIGAL UNIQA Group Austria.

Me “Jetë Plus” nga SIGAL UNIQA, një produkt unik për Shqipërinë, ju mbuloni gjithçka nevojitet në rast sëmundjesh serioze si ndërhyrjet kirurgjikale në zemër, kokë e shtyllë kurrizore si dhe transplantet.

Me “Jetë Plus”, për gjithçka mendon SIGAL. Duke nisur nga:

– Konfirmimi i diagnozës nga mjekë të huaj

– Përzgjedhje të spitalit më të mirë për diagnozën e identifikuar

– Ndërhyrja kirurgjikale dhe trajtimi jashtë vendit

– Çdo procedurë që ju duhet për të qenë të sigurt se po merrni shërbimin mjekësor më të mirë në botë, pa u shqetësuar për organizimin apo pagesat.

– Mbulim të shpenzimeve të udhëtimit dhe akomodimit nga fillimi deri në fund të trajtimit për pacientin dhe të afërmin që e shoqëron.

– Me “JETË PLUS” është i mbuluar çdo shpenzim deri në 1 Milion Euro.

Çmimi? Shumë i ulët në krahasim me atë çfarë ofron.

 

SIGURIMI ANTI TUMOR”

Nën mototn “merr paratë dhe kujdesu për shëndetin”, ky produkt ofron mbulim financiar të menjëhershëm në rast diagnostifikimi me një kancer malinj ose beninj në kokë.

Shumën e siguruar e zgjedh vetë i siguruari. Duke filluar nga 5 mijë euro deri në vlera 50 mijë apo më shumë.

Meqënëse dëmshpërblimi akordohet në formë cash, në mënyrë të menjëhershme nga SIGAL UNIQA vetë i siguruari vendos se si do ta shpenzojë këtë shumë për trajtimin e tij mjekësor.

Qytetari duhet ti përgjigjet vetëm një pyetje, “nëse aktualisht ka kancer apo është diagnostikuar më parë me të”. Në rast se i përgjigjet “Jo” kësaj pyetjeje, atëherë kualifikohet për t’u siguruar dhe nëse gjatë kohës që është i siguruar, diagnostikohet me këtë sëmundje me dy opinione të pavarura mjekësore që e konfirmojnë, atëherë të siguruarit i akordohet shuma e siguruar CASH dhe menjëherë.

 

Përfitimet e “Sigurimit anti-Tumor”:

– Ndihma financiare që ju nevojitet në luftën kundër tumorit malinj.

– Merrni përfitime në para për trajtimin e tumorit malinj

– Dëmshpërblim në masën e shumës së siguruar në formë të menjëhershme.

– Opinion i dytë mjekësor nga qendrat mjekësore më të specializuara në botë për çdo diagnozë të identifikuar

– Tarifë mujore e përballueshme për këdo

– Mund të porositet edhe Online në www.sigal.com.al

Kush mund të sigurohet? Çdo person që është rezident në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, nga mosha 0-80 vjeç.

 

Çmimi? Në varësi të moshës dhe gjinisë së qytetarit.

Por si mund ta dimë nëse jemi diagnostikuar saktë apo po marrim trajtimin e duhur?

Për këtë na shërben “Opinion i Dytë Mjekësor”, që gjithashtu ofrohet nga SIGAL UNIQA.

Një “Opinion i Dytë Mjekësor” na ndihmon që:

– Të bëhemi një pacient më i informuar duke përfituar më shumë njohuri mbi sëmundjen. Për rrjedhojë jemi më të aftë për të marrë vendime që kanë pasoja afatgjata.

– Konfirmojmë nëse diagnoza që po marrim është e saktë.

A janë kryer të gjitha studimet dhe testet e nevojshme dhe a janë interpretuar saktë? A ka diagnoza të tjera që duhen marrë në konsideratë si shkaktarë të gjendjes sonë shëndetësore?

– Konfirmojmë që trajtimi i rekomanduar është i saktë.

A po sjell ky trajtim rezultatin e dëshiruar? A janë diskutuar të gjitha alternativat e trajtimit?

– Krahasojmë rezultatet e trajtimeve që na kanë.

Duke marrë një opinion të dytë, ne sigurohemi që jemi diagnostikuar saktë dhe qe do të marrim trajtimin më të përshtatshëm dhe optimal.

Një opinion i dytë mund të na rekomandojë trajtime që eleminojnë nevojën e procedurave te panevojshme invazive apo kirurgjikale.

 

Ky shërbim u mundëson klientëve të SIGAL UNIQA të marrin trajtimet e duhura në spitalet më të mira në Europë dhe jo vetëm, mes të cilëve mund të përmendim:

– Humanitas Research Hospital në Milano, Itali

– Spitali Rudolffinerhouse në Vjenë, Austri

– Spitali Confraternitaet në Vjenë, Austri

– Spitali Memorial në Stamboll, Turqi

– Harvard Medical School, në SHBA

– Baylor University, Medical Center në Dallas, SHBA

– Cleveland Clinic, në Cleveland, SHBA

– Insitute of Oncology, në Barcelonë, Spanjë

Si përfundim, një “Opinion i Dytë Mjekësor” ju ndihmon të merrni vendimin më të mirë për shëndetin tuaj.

 

Check Up sipas Protokollit Japonez”

Një tjetër produkt unik për tregun shqiptar e rjonal të sigurimeve, i cili ndihmon zbulimin e hershëm të shumë sëmundjeve, përfshirë edhe ato të rënda siç është edhe kanceri, duke ulur kështu në maksimum rrezikun.

 

Analizat që mundëson “Check UP-i sipas Protokollit Japonez”

LISTA E PLOTË 

 

Kush duhet t’i kryejë këto analiza?

Individë me:

– Historik kanceri në familje

– Stil jetese jo të shëndetshme

– Moshat mbi 40 vjeç

– Personat që mendojnë se vuajnë nga simptoma të padiagnostikuara

– Që kanë ngarkesë në punë

 

Si e ofron SIGAL UNIQA këtë mundësi unike?

Përmes aplikacionit “TeleShëndet”, i vetmi i këtij lloji në Shqipëri, klientët e SIGAL UNIQA jo vetëm që mund të komunikojnë me mjekun 24 orë të ditës në 7 ditë të javës, të përfitojnë nga uljet dhe bonuset por edhe të kryejnë “CHECK UP-in sipas Protokollit Japonez” në spitalet dhe klinikat më të mira në Shqipëri.

Asnjëri prej nesh nuk e di se çfarë na ka rezervuar jeta. Ndaj është e rëndësishme që ti paraprijmë gjërave, që kur të përballemi me probleme të tilla të luftojmë për jetën dhe jo për të gjetur paratë.

Nxitoni dhe bëjeni tuajin këtë mundësi që në Shqipëri nuk e ofron askush përveç SIGAL UNIQA Group Austria-s.

Vizitoni faqen web www.sigal.com.al ose kontaktoni në:

Whatsapp: +355 68 60 62 829

E-mail: [email protected]