Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare (AMF) ka publikuar raportin mbi ecurinë e tregut të sigurimeve në Shqipëri, për vitin 2023.
Sigurimet e Jo-Jetës vijojnë të jenë dominuese në treg duke sjellë 92% të vëllimit të përgjitshëm të primeve, ndërsa Sigurimet e Jetës mbeten në rreth 8%.
Parë nga këndvështrimi i ndarjes së tregut, sipas llojit të sigurimit, i detyrueshëm dhe vullnetar, primet e shkruara bruto të sigurimit vullnetar zënë 39% dhe ato të sigurimit të detyrueshëm 61 % të totalit të tregut.
SIGAL UNIQA Group Austria vijon të jetë kompania më e madhe dhe më e besuar e sigurimeve në Shqipëri, si për sigurimet e Jo-Jetës, ashtu edhe në ato të Jetës.
SIGURIMET E JO-JETË
Në Sigurimet e Jetës, SIGAL LIFE UNIQA Group Austria mbetet lidere në treg, me një diferencë të theksuar me 3 kompanitë e tjera që operojnë.
Edhe në dëmet e paguara, SIGAL LIFE UNIQA është kompania numër 1 në treg.
SIGURIMET E JETËS
Edhe sa i përket Sigurimit të Detyrueshëm apo Vullnetar, SIGAL UNIQA ruan lidershipin në treg, duke u konfirmuar edhe një herë si kompania e sigurimit më e besuar në vendin tonë.
SIGURIMET E DETYRUESHME DHE VULLNETARE
SIGAL UNIQA GROUP AUSTRIA
SIGAL UNIQA Group Austria, e themeluar në Tiranë në shkurtin e vitit 1999, është një prej grupeve më të mëdha të sigurimeve, fillimisht në Shqipëri dhe më pas në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut.
Kompania është emri më i besuar i sigurimeve teksa në Shqipëri kryeson tregun prej vitit 2002, në Sigurimet e Jetës, Jo-Jetës dhe Pensionit Privat.
SIGAL UNIQA operon suksesshëm në të trija shtetet përmes 8 kompanive të saj: 3 Sigurime Jo-Jetë, 3 Sigurime Jete, 1 kompani risigurimi dhe 1 Fond Pensioni Privat.
Që prej marit 2007, SIGAL UNIQA është pjesë e “UNIQA Insurance Group”, një prej emrave më të njohur të sigurimeve dhe financave në Austri dhe Evropë, e shtrirë në 17 shtete të ndryshme.
“UNIQA” numëron mbi 16 milionë klientë ndërsa është vlerësuar nga “Standard & Poor’s” me “A”.
Portofoli i SIGAL UNIQA Group Austria është i risiguruar në tregjet më të mëdha botërore teksa kompania bashkëpunon me emra të mëdhenj si: UNIQA Re, Munich Re apo Hannover Re duke ofruar një garanci më shumë për mbi 1.2 milion klientët e saj.
Ritmet e progresit të SIGAL UNIQA kanë bërë që shumë publikime profesionale në fushën e sigurimeve ta vlerësojnë atë me shumë çmime. Së fundmi ishte “See News”, e cila e rëndiste atë mes Top 50 kompanive më të mëdha të sigurimeve në Evropën Juglindore.