Lajme

Në 11 muaj, mbi 903 mln lekë dëmshpërblime në sigurimet motorike/ SIGAL UNIQA, e para edhe në sigurimin “Kartoni Jeshil”

Tregu i sigurimeve në vend ka kaluar vlerën e 20.5 miliardë lekëve, me një rritje vjetore mbi 8%.

Sipas të dhënave nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, nga janari në nëntor 2023 u lidhën më shumë se 1.3 milionë kontrata sigurimi, me rritje 11% në një vit.

Në raport mujor, tregu i sigurimeve është rritur me më shumë se 3 miliardë lekë nga tetori në nëntor.

Sigurimet dominohen përsëri nga ato të jo-jetës, që mbajnë 91% të tregut, por pesha e të cilëve po dobësohet. Sigurimet e jetës për herë të parë kanë arritur të mbajën 8% të totalit të sigurimeve dhe risigurimet 0.05%.

Sigurimi i detyrueshëm i mjeteve mban në këmbë këtë treg, me të ardhura totale 12.5 mld lekë nga janari në nëntor 2023.

Një rritje e fortë, 40%, raportohet për sigurimin  “Kartoni Jeshil”, i detyrueshëm për udhëtimet me automjet jashtë Shqipërisë, e cila lidhet dhe me pushimet e nëntorit e fundvitit.

Si në sigurimet e Jetës, Jo-Jetës, të detyrueshme apo vullnetare, edhe në Sigurimin “Kartoni Jeshil”, SIGAL UNIQA mbetet kompania më e besuar dhe ajo që paguan më shumë dëme edhe për 11-mujorin 2023.

NDARJA E TREGUT

DËMET E PAGUARA

Nëse i gjithë tregu ka paguar rreth 490 milionë lekë dëmshpërblime gjatë 11-mujorit të këtij viti, vetëm SIGAL UNIQA ka paguar mbi 121 milionë lekë dëmshpërblime.

Po përse të gjithë zgjedhin “Kartoni Jeshil” nga SIGAL UNIQA?

–   SIGAL UNIQA ofron komoditetin e blerjes online, në çdo moment, kudo ndodheni. Mjafton të keni internet në celularin tuaj.

–   SIGAL UNIQA është e vetmja kompani që ofron falas asistencën juridike kur klientët e saj qe janë përfitues në një aksident.

–   SIGAL UNIQA ofron mundëson shërbimin e Asistencës Rrugore “SIGAL UNIQA AutoSOS”, e vetmja e këtij lloji në Shqipëri.

Sa kushton “Kartoni Jeshil”?

Çmimi i sigurimit “Kartoni Jeshil” është në varësi të tipit të mjetit motorik dhe kohëzgjatjes.

Kohëzgjatja e këtij sigurimi mund të jetë 15 ditë, 1 muaj, 3 muaj, 6 muaj ose 1 vit, në varësi të ditëve të qëndrimit tuaj jashtë Shqipërisë.

Kujdes! Mos udhëtoni kurrë pa patur më parë siguracionin “Karton Jeshil” me vete pasi një dëm i vogël mund të ketë kosto aq të madhe sa t’ju penalizojë përgjatë gjithë jetës suaj.

Ky siguracion mund të blihet edhe online nga celulari juaj, vetëm në pak sekonda KËTU

Sa i përket dëmeve totale në Sigurimet Motorike, SIGAL UNIQA rezulton kompania me më shumë dëme të paguara.

Kompania shqiptaro-austriake, gjatë periudhës janar-nëntor 2023, sipas raportit të AMF, ka paguar mbi 903 milionë lekë dëmshpërblime, ose 21% të tregut ku operojnë 8 kompani sigurimi.