Blog, Blog Top, Lajme, Lajme Top

Më thjeshtë dhe më shpejtë/ Asistenca Rrugore “SIGAL UNIQA AutoSOS” mund të blihet edhe online

Kompania më e madhe e sigurimeve në Shqipëri dhe rajon, SIGAL UNIQA Group Austria vijon të sjellë risi për tregun dhe të orientojë klientët e saj drejt kanaleve digjitale duke e bërë blerjen e çdo police sigurimi dhe shërbimi më të lehtë dhe më të thjeshtë.

Së fundmi, teksa jemi në kulmin e sezonit veror dhe lëvizjeve me automjet brenda dhe jashtë Shqipërisë, SIGAL UNIQA bën të mundur që një prej produkteve të saj më të preferuara nga qytetarët, Shërbimin e Asistencës Rrugore “SIGAL UNIQA AutoSOS” të blihet edhe ONLINE.

 

Mjafton të keni akses në internet dhe të klikoni https://sigal.com.al/sigurimet-e-automjetit/autosos/  dhe automatikisht ky shërbim bëhet i juaji, pa qenë nevoja të dilni nga shtëpia apo zyra në këto ditë të nxehta vere.

 

Shërbimi i Asistencës Rrugore “SIGAL UNIQA AutoSOS” ofrohet për periudha 1 mujore ose 1-vjeçare, me mbulim territorin e Shqipërisë dhe kudo në Evropë dhe për çdo problem me automjetin tuaj, qoftë përfshirje në aksident, defekt teknik apo mbarim i karburantit ju do të asistoheni në vend në një kohë shumë të shpejtë.

 

SIGAL UNIQA AutoSOS, me mbulim Shqipërinë, mundëson:

  • Qendër kontakti 24 orë të ditës, në 7 ditë të javës
  • Riparim në vend të automjetit të dëmtuar
  • Shërbim Karroatreci

SIGAL UNIQA AutoSOS, me mbulim Evropën (1-mujore ose 1-vjeçare), mundëson:

–           Qendër kontakti 24 orë të ditës, në 7 ditë të javës

–           Riparim në vend të automjetit të dëmtuar

–           Shërbim Karroatreci

–             Zëvendësim i automjetit në rast aksidenti

–             Parkim

–             Akomodim në hotel

–             Riatdhesim me tren / avion ose taxi

 

Përveç se si shërbim më vete, “SIGAL UNIQA AutoSOS” ofrohet edhe e kombinuar me:

  • Sigurimin TPL
  • KASKO
  • Karton Jeshil

 

Sa kushton ky shërbim?

Çmimi i “SIGAL UNIQA AutoSOS”, në raport me shërbimin që ofron, është simbolik dhe vjen për të rritur sigurinë e klientëve të saj në rrugë.

 

Nëse doni të shijoni çdo udhëtim tuajin në Shqipëri, Ballkan apo Europë, pa e vrarë mendjen për surprizat që mund të sjellë rruga, atëherë zgjidhni “SIGAL UNIQA AutoSOS”.

 

SIGAL UNIQA AutoSOS, më të mirë udhëtoni pa shqetësime

 

Për çdo pyetje, na shkruani në:

Whatsapp: +355 68 606 2829

E-mail: [email protected]