Lajme

Më shumë sesa një kompani sigurimi, Kulla “UNIQA” shndërrohet në një galeri arti/ Brandstetter: Jemi siguruesi më i madh i artit në Austri

Prej ditës së sotme, 28 shkurt, Kulla “UNIQA” në Vjenë do të kthehet sërish në një “hapësirë arti” dhe vendtakimi krijues.

Pas premierës së suksesshme në vjeshtën e vitit 2022, “UNIQA” shndërron sërish një pjesë të mirë të kullës së saj në kryeqytetin austriak në një galeri arti.

“UNIQA është siguruesi më i madh i artit në Austri. Prandaj jemi krenarë që artistja e njohur Judith P. Fischer prezanton ekspozitën e saj ‘WOR KOUT’ në Kullën UNIQA. Ajo bëhet një hapësirë publike, krijuese që frymëzon vizitorët dhe punonjësit gjithashtu. Skulpturat luajnë me lëvizjen dhe shëndetin, por gjithashtu vizualizojnë fizikun dhe kalueshmërinë. Një pikë referimi perfekte për moton tonë ‘të jetojmë më mirë së bashku’ dhe synimin tonë për të shoqëruar klientët tanë në të gjitha uljet dhe ngritjet”, u shpreh në hapjen e ekspozitës Andreas Brandstetter, CEO i “UNIQA Insurance Group”.

Të menduarit për bashkësinë dhe ndërveprimin njerëzor

Në objektet dhe skulpturat e saj, Judith P. Fischer tregon një gjuhë formale të reduktuar, por shumë sensuale. Ndërtimi dhe ndjenja nuk janë në konflikt, por përkundrazi, tema dhe forma bashkohen në një lloj shprehjeje të përgjithshme logjike, simbiotike me një efekt magjepsës.

“Punimet ju ftojnë të mendoni për bashkësinë dhe ndërveprimin njerëzor. Në çfarë mënyre dhe në çfarë rrethanash, jeta, me të gjitha uljet dhe ngritjet e saj, ia del mbanë në ndryshimet e shpejta të kohës sonë? Në fund të fundit, ekspozita ofron një mundësi për të ndikuar pozitivisht në shëndetin social”, tha ndër të tjera Judith P. Fischer

Siguruesi kryesor i artit në Austri
Ekspozita në Kullën UNIQA jo vetëm që vendos thekse artistike, por gjithashtu nënvizon angazhimin e UNIQA-s si siguruesi kryesor i artit në Austri. UNIQA siguroi gjatë vitit 2023 vepra arti me vlerë me mbi 30 miliardë euro ku përfshihen muze, galeri, institucione arti dhe koleksione të individëve të ndryshëm.

Ekspozita në fjalë zgjat deri më 30 prill 2024 dhe është e hapur për publikun gjatë orarit të 08:00 – 18:00, FALAS.

UNIQA Insurance Group, jetojmë më mirë së bashku!