Lajme

Mbroni fëmijët tuaj nga temperaturat e larta gjatë një udhëtimi me makinë

Fëmijët janë veçanërisht të prekshëm nga nxehtësia gjatë një udhëtimi me makinë, sepse temperatura e trupit të tyre rritet tre deri në pesë herë më shpejt se të rriturit.

Por cilat janë disa këshilla se si mund të mbani fëmijët tuaj të sigurt brenda ose rreth makinave në temperatura relativisht të larta?

-Asnjëherë mos e lini fëmijën pa mbikëqyrje në makinë, sado shkurt të jetë kjo periudhë kohore. Temperatura e brendshme mund të rritet thuajse 20 gradë brenda 10 minutave të para të fikjes së makinës.

-Mos u mashtroni nga rënia e temperaturave. Edhe kur jashtë është freskuar koha, brenda makinës është gjithmonë dyfishi i saj.

-Kontrolloni sendiljet e pasme para se të mbyllni makinën tuaj.

-Mbani automjetet e kyçura në mënyrë që fëmijët të mos mundohen të dalin aksidentalisht. Sistemet e dyerve pa çelës përbëjnë një rrezik të madh, ndaj është e rëndësishme që çelësat të jenë në një vend të sigurt.

-Shmangni hyrjen në ndërtesa apo biznese. Nëse keni një fëmijë pasagjer, përdorni shërbimin e kalimit me makinë kur janë të disponueshme, si në bankë, restorante apo pastrim kimik.

Të gjitha këto këshilla janë lehtësisht të volitshme. Gjithashtu ato vlejnë edhe për rastet kur keni një kafshë shtëpiake. Sigurohuni të merrni masa të ngjashme kur udhëtoni.