Lajme

Mbroni familjen nga pesticidet: Disa këshilla si të shmangni helmimin aksidental

Ka shumë mënyra se si anëtarët e familjes mund të marrin pesticide, por ka gjithashtu edhe shumë mënyra se si mund të qëndroni sa më larg tyre.

Pesticidet mund të jenë në produkte me përbërës aktivë dhe inertë. Ato zakonisht përdoren për të luftuar dëmtuesit në shtëpi, biznese dhe vende të tjera publike dhe mund të gjenden në shumë sipërfaqe.

Por cilat janë disa këshilla në lidhje me pesticidet?

Thelbësorja është reduktimi i ekspozimit ndaj tyre, ndaj më poshtë gjen disa mënyra që mund t’ju ndihmojnë shumë në këtë hap.

-Mbani sa më larg kimikatet e dëmshme. Sigurohuni që produktet e pastrimit të shtëpisë apo të tjera produkte që janë të dëmshme të jenë të mbyllura fort dhe të ruhen në dollapë të veçuar. Mësoni disa mënyra se si të shmangni helmimet aksidentale.

-Përdorni produkte me sa më pak përzierje presticidesh të dëmshme. Mbani bimët e helmatisura pak më larg pragut të shtëpisë. Pastroni çdo ditë sipërfaqet dhe enët. Ruani ushqimin në enë të mbyllura dhe zbrazni rregullisht konteinerët e mbeturinave.

-Blini produkte organike. Përdorni fruta dhe perime të freskëta. Lajini dhe thajini gjithmonë produktet tuaja përpara se ti konsumoni, për të hequr çdo gjurmë të mbetjeve të pesticideve.

-Mbani fëmijët larg zonave të sapo pastruara. Nëse po planifikoni të pastroni një zonë me kimikate, sigurohuni që anëtarët e familjes, kryesisht fëmijët të qëndrojnë larg zonës derisa produkti i përdorur të jetë tharë plotësisht.