Klubi i Artit dhe Kultures, Lajme

Mbrëmja Gala e Bamirësisë/ Orkestra “SIGAL UNIQA” ngroh shpirtrat e të pranishmëve me tingujt mahnitës të Vivaldit

Në Ditën Botërore të Vullnetarizmit dhe në 102-vjetorin e themelimit të Kryqit të Kuq Shqiptar u zhvillua mbrëmjen e sotme në Tiranë “Mbrëmja Gala e Bamirësisë”.

Përveç interpretimit magjik të aktores Roza Anagnosti dhe zërit të fuqishëm të Marsela Çibukaj, mbrëmjes nuk i mungoi as performanca e Orkestrës së Harqeve “SIGAL UNIQA”, e cila ngrohu shpirtrat e të pranishmëve me tingujt mahnitës të kompozitorit të madh Vivaldi.

Mbrëmja u mbyll me ekspozitën e pikturave të realizuara nga vullnetarët, paratë e të cilave do të shkojnë për fëmijët që nuk shohin dhe nuk dëgjojnë.

SIGAL UNIQA, jetojmë më mirë së bashku

Kompania më e madhe dhe më e besur e sigurimeve në vend dhe rajon, SIGAL UNIQA Group Austria, i ka dhënë një rëndësi të veçantë edhe përgjegjësisë sociale teksa ka qenë mbështetëse e shumë aktiviteteve, në fusha të ndryshme.

Pikërisht në kuadër të Përgjegjësisë Sociale ndaj Komunitetit dhe nën moton “jetojmë më mirë së bashku”, SIGAL UNIQA Group Austria, në vitin 2009 ngriti Klubin e Artit dhe Kulturës.

Në këtë klub janë zhvilluar dhjetëra aktivitete kulturore ndër të cilat ekspozita pikture, mbrëmje muzikore, portrete artistësh, promovime librash dhe seminare me tematika të ndryshme.

Duke besuar se arti në përgjithësi dhe muzika në veçanti lumturon njerëzit duke shtuar shpresën tek ta, prej vitit 2013, pjesë e Klubit të Artit është Orkestra e Harqeve “SIGAL UNIQA”, e përbërë nga 15 instrumentistë profesionistë dhe dirigjent Mjeshtrin e Madh Ermir Dizdari.

Mirë u takofshim në aktivitete të tjera