Lajme

Makina Lëvizëse e dëmeve, ‘myUNIQA’, Inteligjenca Artificiale dhe inspektimet me dron/ UNIQA: Mbështetje më e shpejtë dhe më efikase në rast dëmi

“UNIQA Insurance Group”, një prej emrave më të njohur në industrinë e sigurimeve në Austri dhe Evropë, punon gjatë gjithë vitit për ti ofruar miliona klientëve të saj jo vetëm produktet më të mira të sigurimit por në të njëjtën kohë edhe shërbime sa më profesionale dhe unike.

Makina Lëvizëse e dëmeve, aplikacioni myUNIQA, Inteligjenca Artificiale dhe inspektimet me dron janë tashmë një mënyrë e suksesshme për ti dhënë zgjidhje të menjëhershme kërkesave të klientëve të saj.

Edhe për shkak të ndryshimeve klimatike, në Austri, vera që sapo lamë pas, ka qenë e ngarkuar me ngjarje sigurimi.

Deri në fundin e shtatorit 2023, dëmet e shkaktuara nga fatkeqësitë natyrore (stuhi ere, stuhi shiu dhe breshër) kapën vlerën kolosale prej 100 milionë eurosh.

Në muajin korrik dhe gusht, ‘UNIQA’ ka marrë gjithsej rreth 22,000 raportime për dëme.

Më shumë dëme jo vetëm që do të thotë një barrë më e lartë për ne, por gjithashtu do të thotë më shumë punë. Prandaj, gjejmë vazhdimisht mënyra të reja përpunimi në mënyrë që të mund t’i ndihmojmë të prekurit.

Punonjësit që dolën me automjetin dedikuar dëmeve mundën të bënin çdo procedurë në terren, që nga hapja e dosjeve, te kontrolli i mbulimit dhe pasojat e dëmit dhe deri te pagesa e një dëmshpërblimi në mënyrë që qytetari i dëmtuar të ketë paratë në llogarinë e tij në kohë rekord“, shprehet Peter Humer, Anëtar Bordi dhe drejtues për “Customer & Market Austria” në “UNIQA Insurance Group”.

Sigurisht, dëmet mund të raportohen edhe në forma të tjera, siç janë edhe 400 pikat “UNIQA”, rrjeti më i madh në Austri. Aplikacioni “myUNIQA” është gjithashtu i disponueshëm gjatë gjithë kohës për për të raportuar sa më shpejtë dhe sa më lehtë dëmet.

Inteligjen artificiale gjithashtu rrit shpejtësinë e shërbimit

Nëse ndihmoni shpejt, do të ndihmoni dy herë më shumë. Në 9 muajt e parë të vitit 2023, rreth 20,000 pretendime për dëm u krijuan automatikisht ndërsa falë Inteligjencës Artificiale 9,000 pretendime të tjera u dëmshpërblyen pa kaluar nëpër burokraci.

Grupi UNIQA

Grupi UNIQA është një nga kompanitë kryesore të sigurimeve në tregjet e tij kryesore të Austrisë dhe Evropës Qendrore dhe Lindore (EQL).

Rreth 21,000 punonjës dhe partnerë ekskluzivë të shitjeve u shërbejnë mbi 16 milionë klientëve në 17 vende.

Në Austri, UNIQA është grupi i dytë më i madh i sigurimeve me një pjesë tregu prej mbi 21%.

Në rajonin e rritjes së EQL-së, UNIQA përfaqësohet në 15 tregje. Përveç kësaj, kompanitë e sigurimeve në Zvicër dhe Lihtenshtajn janë gjithashtu pjesë e Grupit UNIQA.

Grupi austriak është prezent prej vitit 2007 edhe në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut përmes “SIGAL UNIQA Group Austria“.