Blog

KRISHTLINDJA DHE VITI I RI: SI TË FESTOJMË NË MËNYRË TË SIGURT?

Koha e leximit: 2 minuta

Ekspertët e dëmeve e dinë se qirinjtë janë shkaku numër një për të shkaktuar zjarr në shtëpitë private në këto ditë festash. Në këtë artikull të shkurtër ekspertët na tregojnë se si t’i shijojmë festat pa u rrezikuar nga zjarri.

  • Sigurohuni që të ketë hapësirë të mjaftueshme ndërmjet pemës së Krishtlindjes dhe mobilijeve apo perdeve.
  • Vendoseni pemën e Krishtlindjes mbi një sipërfaqe kundër zjarrit.
  • Gjatë vendosjes së qirinjve, sigurohuni që të ketë hapësirë të mjaftueshme me degët dhe dekorimet e pemës që varen sipër tyre.
  • Mos i lini qirinjtë që të digjen shumë gjatë.
  • Fikini qirinjtë tërësisht para se të largoheni nga dhoma.
  • Kini veçanërisht kujdes kur fëmijët dhe kafshët janë afër.
  • Mbani afër pemës së Krishtlindjes një kovë me ujë, ose një fikëse zjarri.

Është mirë të dini se…

  • Kushtojini vëmendje mbajtësve të qirinjve që të jenë rezistente ndaj temperaturës dhe të jenë të qëndrueshme.
  • Sigurimi i shtëpisë gjithashtu kompenson dëmet e shkaktuara në objekt, për shembull nga zjarri.

Të sigurt drejt Viti të Ri

Kujdesi që duhet të bëjmë ndaj fishekzjarreve:

  • Blini dhe përdorni vetëm raketa ose fishekzjarret e lejuara;
  • Ndiqni me kujdes udhëzimet e përdorimit të tyre dhe kushtojini vëmendje mjedisit rrethues;
  • Mbyllni dritaret dhe dyert;
  • Mbajini larg fëmijët dhe kafshët.

Arkivat

SIGAL UNIQA ju ofron paketa të ndryshme sigurimi për ...

Individe

Dëshironi të siguroni shëndetin, makinen apo pronën tuaj. Tani ju mund te blini siguracionin tuaj online.

Lexo më shumë

pr_interpr_s213_t1067_i1632

Biznes Micro / SME

Të kesh një biznes të vogël apo të mesëm ka sfidat e veta ndaj në SIGAL UNIQA kemi ndërtuar paketa sigurimi për ju.

Lexo më shumë

despre-cariere-small_s44_t494_i491_s213_t1065_i1618

Korporate

Cdo biznes i cili ka xhiro vjetore mbi 250 milione lek te reja konsiderohet biznes V.I.P ose Biznes Korporate.

Lexo më shumë