Lajme

KONKURS ARTI Tema: SIGURIMET

SIGAL UNIQA Group Austria shpall konkursin e artit për të gjithë nxënësit nga klasa e I-rë deri në klasën e 12-të në Shqipëri, tema: “SIGURIMET

Në konkurs do të pranohen punime arti në 2 zhanre:

 

  1. Vizatim/pikturë/kolazh 
  2.  Fabula

Në konkurs do të pranohen punimet më të mira të artit të vlerësuara nga Juria e Artistëve e Klubit të Artit dhe Kulturës SIGAL UNIQA. Nxënësve/prindërve u kërkohet që brenda datës 25 tetor 2019, të dërgojnë foto cilësore të punimit/eve në konkursarti@sigaluniqa.al

 

Cilat janë kushtet e pranimit?  

  • Punimet duhet t’i përmbahen patjetër temës së caktuar.
  • Vizatimi/piktura/kolazhi duhet të jenë vetëm në një anë të një flete A4 dhe në cepin e djathtë, poshtë të jetë emri dhe mbiemri i fëmijës, mosha, klasa, shkolla dhe qyteti.
  • Fabula duhet të jetë e shkruar me kujdes duke dhënë mesazhin e duhur dhe edukativ, i cili duhet të kuptohet lehtë nga lexuesi. Fabulat mund të jenë në vargje ose prozë dhe të shkurtra, jo më shumë se 120-150 fjalë. Fabula duhet të jetë me shkrim dore në fletore me vija dhe në cepin e djathtë poshtë të jetë emri dhe mbiemri i fëmijës, mosha, klasa, shkolla dhe qyteti.
  • Kujdes: Punimet jo origjinale, të kopjuara do të skualifikohen.

Si do të shpallen fituesit?

Çdo jave do te publikohen te Faqja e SIGAL UNIQA në Facebook punimet më të mira të javës.

Në përfundim të afatit të dorëzimit të punimeve Juria e Artistëve e Klubit të Artit dhe Kulturës SIGAL UNIQA, do të shpallë 10 finalistët për çdo zhanër, pra 20 finalistë ku do të ketë 2 vende të para. 1 vend i parë për zhanrin e vizatimit dhe 1 vend i parë në zhanrin e fabulës.

 

Cilat janë çmimet për fituesit?

  • Të gjithë finalistët do të përfitojnë 1 sigurim për nxënës me vlerë mbulimi 1,000,000 lekë. Sigurimi për nxënës mbulon shpenzimet për emergjenca mjekësore në rast sëmundje apo aksidenti deri në 1,000,000 lekë në vit, si edhe sigurimin e jetës së prindërve me vlerë 1,000,000 lekë.
  • 2 vendet e para do të përfitojnë 1 çantë shkolle dhe të gjithë vlerën e librave të blerë për vitin shkollor përkatës.

 

  • Po ashtu vizatimet fituese do të përfshihen në kalendarin e vitit 2020 që SIGAL UNIQA publikon për 3 shtete: Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut. Ndërsa fabulat fituese do të kthehen në variant audio dhe do të publikohen te SIGAL Audiobooks.al.

Pse konkurs arti për sigurimet?

Ky konkurs ka si qëllim edukimin e fëmijëve me njohuritë bazë mbi sigurimet.

SIGAL UNIQA Group Austria është kompania e sigurimeve më e madhe në Shqipëri dhe e vetmja kompani që ofron 43 lloje sigurimesh duke mbuluar kështu me sigurime çdo fushë të jetës: shëndetin, pasurinë, shtëpinë, automjetet, bizneset, sigurimin e jetës e çdo lloj tjetër sigurimi, si edhe kompania e parë që ka sjell blerjen e sigurimit nga celulari.

 

Çfarë janë sigurimet?

Është e nevojme që edhe fëmijët të kuptojnë se çfarë janë sigurimet.

Mendoni pasojat që shkaktojnë tek çdokush ngjarje të tilla si tërmetet, përmbytjet, aksindentet dhe sëmundjet. Të gjitha këto ngjarje mund të shkatërrojnë shtëpinë, makinën, dyqanin dhe mund të kërkojnë pa fund vizita tek mjeku. Dhe që gjithçka të kthehet siç ishte, duhet që prindërit tuaj të shpenzojnë shumë. Prandaj çdo vit paguhet tek sigurimet një shumë e vogël parash dhe në rastin e një ngjarjeje të tillë, sigurimet e rindërtojnë shtëpinë, dyqanin, të rregullojnë makinën ose të çojnë në spitalet më mirat në vend apo jashtë vendit, pa paguar asgjë. Sigurimet ju gjenden pranë atëherë kur ju keni më shumë nevojë!

 

Çfarë është sigurimi i shëndetit?

Të gjithë sëmuremi me grip, virozë, na dhemb barku, na prishen dhëmbët, apo kemi nevojë për syze. Që të shërohemi duhet të shkojmë tek doktori që ai të na vizitojë, të na japë shurup apo të na thotë të vendosim syze.

Për të gjitha këto, prindërit shpenzojnë para, sidomos nëse na ndodh që vizitat t’i kryejmë në spitale private.

Nëse prindërit blejnë sigurimin e shëndetit te SIGAL UNIQA prindërit do të paguajnë vetëm njëherë në vit që të gjitha shërbimet në rast sëmundje apo aksidenti t’i kenë falas në spital.

 

 

Çfarë është sigurimi i shtëpisë?

Tashmë të gjithë e dimë çfarë është tërmeti, por edhe zjarri e përmytja. Të gjitha këto kanë bërë që shumë familje të mbeten pa shtëpi ose i janë prishur të gjitha gjërat që ata kanë patur brenda si divane, televizorë e çdo gjë tjetër.

Prindërve tuaj ju është dashur shumë punë që të kenë një shtëpi dhe nëse u prishet do të duhet shumë kohë dhe para që ta kthejnë siç ishte para se të shkatërrohej.

Prandaj duke blerë sigurimin e shtëpisë tek SIGAL UNIQA, shtëpia do të rindërtohet në një kohë shumë të shkurtër dhe pa paguar asgjë.

 

Çfarë është sigurimi i makinës?

Pothuasje të gjithë kemi në shtepi një makinë, por sa herë keni dëgjuar mamin dhe babin që të jenë mërzitur sepse ia kishin gërvishtur makinën apo i kishin rënë nga pas kur po shkonte në pune apo në një moment tjetër. Aksidentet me makinë ndodhin shpesh dhe ne duhet të jemi gjithmonë të kujdesshëm kur ecim me makinë apo kur kalojmë rrugën. Mirepo ja këto gjëra ndodhin! Rregullimi i makinës kërkon shumë para që prindërit tuaj mund edhe të mos i kenë në disa raste. Prandaj duhet të blejnë sigurimin e makinës tek SIGAL UNIQA sepse, në rast se, makina përplaset apo gërvishtet SIGAL do ta riparojë makinën dhe prindërit tuaj nuk do të nxjerrin më para nga xhepi.

 

Çfarë është sigurimi i biznesit?

Disa nga ju kanë një dyqan të vogël, lokal apo një biznes tjetër ku mund të punojnë prindërit tuaj. Ata punojnë shumë edhe gjatë ditëve të pushimeve që dyqani apo biznesi të eci mirë. Në rast se, ai shkatërrohet nga zjarri apo përmbytjet kjo do të ishte diçka shumë e keqe. Prindërit tuaj do t’ju duhet të kenë shumë para që ta rregullojnë dhe mundet që edhe ta mbyllin fare, sepse nuk i kanë lekët që duhen.

Me sigurimin e biznesit tek SIGAL UNIQA kjo nuk ka për të ndodhur sepse, në rast se, prishet ajo do të rindërtohet dhe prindërit tuaj do të vazhdojnë të punojnë pa u shqetësuar më për paratë.

 

I ftojmë fëmijët të përdorin imagjinatën dhe të jenë të lirë për të shprehur mendimin e tyre siç ata i shohin dhe i kuptojnë sigurimet.

 

I urojmë suksese të gjithë nxënësve pjesëmarrës!

SIGAL UNIQA GROUP AUSTRIA

 

Për informacione të mëtejshme, ju lutemi na shkruani në: konkursarti@sigaluniqa.al

SIGAL UNIQA ju ofron paketa të ndryshme sigurimi për ...

Individe

Dëshironi të siguroni shëndetin, makinen apo pronën tuaj. Tani ju mund te blini siguracionin tuaj online.

Lexo më shumë

pr_interpr_s213_t1067_i1632

Biznes Micro / SME

Të kesh një biznes të vogël apo të mesëm ka sfidat e veta ndaj në SIGAL UNIQA kemi ndërtuar paketa sigurimi për ju.

Lexo më shumë

despre-cariere-small_s44_t494_i491_s213_t1065_i1618

Korporate

Cdo biznes i cili ka xhiro vjetore mbi 250 milione lek te reja konsiderohet biznes V.I.P ose Biznes Korporate.

Lexo më shumë