Lajme

“Kompania më e mirë e sigurimeve…”/ “Finance Central Europe” vlerëson SIGAL UNIQA-n me 6 çmime prestigjoze

Koha e leximit: 4 minuta

“Finance Central Europe”, revista prestigjoze, dedikuar tregjeve të Evropës Qendrore dhe Lindore, ka vlerësuar me 6 çmime kompaninë më të madhe të sigurimeve në Shqipëri dhe rajon, SIGAL UNIQA Group Austria.

Me seli qëndrore në Mbretërinë e Bashkuar dhe dedikuar tregjeve të Evropës Qëndrore dhe Lindore, revista akordon çmimet në fjalë në raport me drejtimin, performancën, fuqinë e aseteve, kapitalin, primet neto, dhe fitimet e kompanisë.

Revista në fjalë vlerëson SIGAL UNIQA Group AUSTRIA me çmimet:

  • “Kompania më e mirë e sigurimeve në Shqipëri për vitin 2021/22”
  • “Kompania më e mirë e sigurimeve në Shqipëri sipas fuqisë së aseteve për vitin 2021/22”
  • “Kompania më e mirë e sigurimeve në Shqipëri sipas fuqisë së kapitalit për vitin 2021/22”
  • “Kompania më e mirë e sigurimeve në Shqipëri sipas primeve neto të sigurimeve për vitin 2021/22”
  • “Kompania më e mirë e sigurimeve në Shqipëri sipas fitimeve para tatimeve për vitin 2021/22”
  • “Kompania më e mirë e sigurimeve në Shqipëri sipas fitimeve mbi asetet për vitin 2021/22”

Vlerësimet më të fundit nga “Finance Central Europe” vijnë në vazhdën e çmimeve dhe vlerësimeve të tjera që SIGAL UNIQA ka marrë gjatë vitit 2021 dhe më herët.

Gjatë vitit të shkuar, SIGAL UNIQA, kompania lider në tregun e sigurimeve, u vlerësua me disa çmime të rëndësishme, brenda dhe jashtë vendit.

Sipas një rënditjeje të publikuar nga media “SEE News”, SIGAL UNIQA rënditej në vendin e 62 në Europën Juglindore sa i përket kompanive të sigurimit. Ndërsa sa i përket Shqipërisë dhe Rajonit ajo ishte lidere absolute.

“SEE TOP 100 siguruesit” është një renditje e siguruesve më të mëdhenj në Evropën Juglindore (pa përfshirë risiguruesit) përsa i përket primeve të shkruara bruto për vitin 2020.

Të gjitha të dhënat kanë si burim bankat qendrore, regjistrat komercialë kombëtarë, komisionet e mbikëqyrjes financiare, shoqatat e sigurimeve, uebfaqet e qeverisë dhe korporatave e vetë kompanitë.

“TOP 100 kompanitë më të mëdha” nga revista Monitor (Vendi i parë sa i përket kompanive të sigurimit në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut).

Pavarësisht pandemisë COVID-19 dhe tërmeteve të vitit 2019, kompania më e madhe e sigurimeve në Shqipëri dhe rajon SIGAL UNIQA Group Austria kaloi një vit të suksesshëm duke u rënditur nga revista “Monitor” mes Top 100 kompanive më të mëdha në vend dhe numri 1 sa i përket atyre të sigurimeve.

Kjo vjen si pasojë e seriozitetit në marrëdhëniet me klientët, produkteve unike në treg dhe pagimin në kohë të dëmeve. Këto janë disa prej shumë arsyeve që e bëjnë SIGAL UNIQA-n lidere në tregun e sigurimeve.

Por nuk mbaron këtu.

Gjatë vitit që lamë pas SIGAL UNIQA Group AUSTRIA-s iu akordua Çmimi “SUPERBRANDS ALBANIA’S CHOICE 2019/2020” nga prestigjozia “SUPERBRANDS INTERNATIONAL”

Ky Çmim i ofrohet brandeve më të dalluara në fushën e tyre – për SIGAL UNIQA, në industrinë e sigurimeve në Shqipëri – si edhe si një tregues i qartë për pozicionin solid të brandit, prestigjin e biznesit të përfaqësuar, kënaqësinë, besimin dhe garancinë e klientëve.

Kujtojmë se SIGAL UNIQA e merr këtë Çmim për të disatën herë rradhazi.

Ndërkohë vlerësimet nuk kanë munguar as për kompaninë mëmë të SIGAL, UNIQA Insurance Group.

Në bashkëpunim me Statista, revista prestigjoze “Forbes” vlerësoi 20,000 kompani për të gjetur punëdhënësin më të mirë në botë.

Nga 20,000 kompani të vlerësuara nëpër botë në renditjen ndërkombëtare të punëdhënësve nga revista prestigjoze “FORBES”, UNIQA Insurance Group renditej mes 3 kompanive më të mira të sigurimit në Evropë dhe në vend të 395-të në botë.

Rezultati bëhet edhe më i kënaqshëm kur merret parasysh se në sondazh morën pjesë 150,000 punonjës nga 58 vende të ndryshme.

SIGAL UNIQA Group Austria në prag të 23-vjetorit të themelimit

Si grupi më i madh i sigurimeve në Shqipëri dhe rajon, që prej 22 shkurtit 1999, SIGAL UNIQA Group Austria është krenare që besohet nga më shumë se se 1 milion klientë dhe që shifrat e saj janë në rritje vit pas viti, pavarësisht sfidave që sjell koha.

Të përkushtuar dhe me profesionalizëm, afro 2000 punonjës dhe agjentë të SIGAL UNIQA shërbejnë 48 produktet tona në rreth 1200 zyra në 3 shtete, me standarte tërësisht europiane.

SIGAL UNIQA, pjesë e gjigandit austriak të sigurimeve UNIQA Insurance Group, prej 23 vitesh, me punën saj, kërkon të frymëzojë, të sjellë vlera dhe risi për klientët e saj dhe jo vetëm produkte.

Mbi 121 milionë euro asete dhe më shumë se 400 milionë euro dëme të paguara ndër vite, janë dëshmia më e madhe e fuqisë, përgjegjshmërisë dhe korrektësisë sonë përballë klientëve.

SIGAL UNIQA Group Austria falenderon të gjithë klientët e saj për besimin e tyre dhe ndjehet e vlerësuar që shqiptarët dhe jo vetëm i besojnë jetën, shëndetin, pronën, automjetin dhe pensionin.

Ne jemi mirënjohës dhe krenarë për shërbimin ‘par excellence’ ndaj jush, ndërsa premtojmë vazhdimin e rrugës që kemi ndjekur prej më shumë se dy dekadash tashmë edhe në të ardhmen.

Faleminderit!

SIGAL UNIQA GROUP AUSTRIA, JETOJMË MË MIRË SË BASHKU

Arkivat

SIGAL UNIQA ju ofron paketa të ndryshme sigurimi për ...

Individe

Dëshironi të siguroni shëndetin, makinen apo pronën tuaj. Tani ju mund te blini siguracionin tuaj online.

Lexo më shumë

pr_interpr_s213_t1067_i1632

Biznes Micro / SME

Të kesh një biznes të vogël apo të mesëm ka sfidat e veta ndaj në SIGAL UNIQA kemi ndërtuar paketa sigurimi për ju.

Lexo më shumë

despre-cariere-small_s44_t494_i491_s213_t1065_i1618

Korporate

Cdo biznes i cili ka xhiro vjetore mbi 250 milione lek te reja konsiderohet biznes V.I.P ose Biznes Korporate.

Lexo më shumë