Lajme

KËTO JANË KOHË KRIZASH SFIDUESE.

Çdo gjë duket e re, e pabesueshme dhe tronditse.

Kohët e vështira janë gjithmonë kohë ndryshimesh radikale, por edhe një shans për ta ribërë shoqërinë dhe për ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë.

Javët e para që nga fillimi i krizës së COVID-19 në Shqipëri tashmë janë pas nesh. Masat parandaluese dhe ato mbrojtëse të zbatuara nga qeveria në kohë, ndihma dhe gadishmëria e admirueshme e punonjësve të shëndetësisë, si edhe disiplina e shqiptarve kanë dhënë efekt. Falenderimet tona të përzemërta për të gjithë!

Tani na takon të gjithëve ne që të vazhdojmë në këtë rrugë të mbarë. Ndoshta vetëm atëherë do të jemi të aftë që ta shikojmë këtë krizë jo vetëm si një kërcënim dhe si të rrezikshmëm, por gjithashtu edhe si një mundësi.

SIGAL UNIQA Group AUSTRIA i ka qëndruar gjithmonë pranë njerëzve në kohë krize, duke u mbështetur në solidaritetin, kohezionin, talentin dhe përkushtimin e stafit të kompanisë sonë, që janë bërthama e çdo gjëje që ne bëjmë.

Rrjeti ynë në të gjithë Shqipërinë vazhdon t’u shërbejë klientëve, bizneseve dhe familjeve me përkujdesin dhe përkushtimin tonë maksimal. Ne i ftojmë të gjithë klientët tanë që të përdorin platformën tonë dixhitale të blerjeve online 24/7 për sigurimin e shëndetit, të makinës dhe të shtëpisë.

Gjithashtu Qendra e Asistencës për Klientët dhe Qendra e Asistencës së Aksidenteve Automobilistike janë duke punuar në gatishmëri totale për ofrimin e shërbimet tona me cilësi dhe me standardin më të lartë për garantimin e sigursë së të gjithëve dhe të asistencës sonë kudo dhe kurdoherë kur ajo nevojitet nga klientët tanë.

Premtimi i SIGAL UNIQA Group AUSTRIA është: për një jetë të shëndetshme, të sigurt dhe të gjatë. Kjo është arsyeja përse shëndeti i shqiptarëve është prioriteti ynë numër një. Këto janë themelet ku shtrihen kompetencat dhe misioni ynë social.  

Kjo është arsyeja përse ne jo vetëm që mbrojmë klientët dhe punonjësit tanë me të gjitha mjetet në dispozicionin tonë, por gjithashtu kërkojmë që të mbështesim njerëzit sa më mirë dhe sa më shpejt që të jetë e mundur me dijet tona në çështjet e shëndetit dhe për përballimin e kushteve aktuale të kësaj “jete/jetese të re”. Të gjitha përpjekjet tona janë në harmonizim të plotë me moton tonë: Qëndroni të Shëndetshëm, Qëndroni të Sigurt, Qëndroni të Motivuar! Në faqen tonë zyrtare në www.sigal.com.al do të gjeni informacione të dobishme, ide dhe sugjerime të shumta.

Shembull i kësaj janë: Blogu ynë https://sigal.com.al/qendroisigurtneshtepi/, Klubi i Shëndetit SIGAL https://www.facebook.com/KlubiShendetitSigal/, dhe Klubi i Artit dhe Kulturës SIGAL: https://www.facebook.com/Klubi-i-Artit-dhe-i-Kulturës-SIGAL, ku ofrojmë informacion për të gjitha gjeneratat se si të përballojnë kufizimin e lëvizjeve në jetën e re të përditshme, me ushtrime dhe këshilla për promovimin e shëndetit të tyre fizik dhe aftësinë e tyre për t’u përqëndruar.

Për më tepër, ne jemi pranë të gjithë shqiptarve, dhe jo vetëm klientëve të SIGAL UNIQA, nëpërmjet Platofrmës Virtuale të Librave Audio të SIGAL (https://audiobooks.al) – e para dhe e vetmja e këtij lloji në Shqipëri, duke ofruar mbi 100 tituj librash në audio (art, kulturë, histori, shkencë, letërsi, përralla dhe poezi) me mbi 20,000 përdorues i aksesueshëm nëpërmjet SIGAL Audiobooks.al app nga celulari apo kompjuteri për të gjithë shqiptarët kudo ku ata ndodhen dhe kurdo.

Shpresoj që të gjitha nismat tona do t’ju ndihmojnë gjithashtu për kapërcimin e këtyre kohëve të vështira. Ne do të vazhdojmë të përdorim të gjithë fuqinë dhe burimet tona për t’i bërë jetët tuaja më të shëndetshme, më të sigurta, dhe rrjedhimisht edhe më të mira.

Duke filluar nga dita e sotshme, 14 prill 2020, të gjitha zyrat tona do të jenë të hapura me orar të plotë nga ora 08:00 – 16:30.

Gjithashtu na kontaktoni ose na shkruani për çdo pyetje dhe/ose nevojë për informacion në:

✅Tel: 04 22 33 308
✅Nr. Jeshil: 0800 31 31
✅Whatsapp: 068 60 62 829

✅E-mail: [email protected]

✅Policën do t’jua sjellim në shtëpi NE!

Ju uroj shëndet, besim dhe forcë në javët në vijim.

Qëndroni të sigurt! Qëndroni të shëndetshëm! Qëndroni të motivuar! 

Së bashku, do t’ia dalim!

 

Avni PONARI

Drejtor i Përgjithshëm

SIGAL UNIQA Group AUSTRIA