Raporte dhe studime të shumta kanë zbuluar se niveli ideal i lagështisë në një banesë është midis 30% dhe 50%.
Menaxhimi i duhur i niveleve të lagështisë së brendshme të shtëpisë ka disa efekte pozitive, ndërsa nëse i zbatoni të gjitha këshillat me përpikmëri ju mund të:
-Përmirësoni rehatinë personale.
-Kontrolloni lagështirën që mund të dëmtojë drurin, bojën apo murin e shtëpisë.
-Parandaloni përhapjen e mykut dhe aromave në vëshje apo sende.
-Përmirësoni cilësinë e ajrit të brendshëm.
-Reduktoni përhapjen e infeksioneve.
Ka disa mënyra se si të ruani një atmosferë të shëndetshme në shtëpinë tuaj dehe për të kontrolluar nivelin e lagështirës.
Këtu janë disa rekomandime për përdorim më efektiv të sistemit të ftohjes që redukton lagështirën:
-Vendosni një ventilator automatik. Mbajtja e tij gjithë kohës ndezur, rilëngëzon hapësirën duke e kthyer ajrin në gjendje të lëngshme.
-Investoni në një kondicioner me shpejtësi të ndryshueshme të freskut.
-Merrni parasysh instalimin e një dehumidifikuesi për të gjithë shtëpinë.
-Blini një termostat SMART.
-Zëvendësoni rregullisht filtrat e kondicionerit.
-Shtoni bimësi në shtëpi që të thithin lagështirën.
-Sigurohuni që nuk keni rrjedhje uji në shtëpi.
-Ajrosni dhe pastroni rregullisht shtëpinë dhe papafingon tuaj.