Lajme

JAPONIA NDERON Z. AVNI PONARI ME DEKORATEN E LARTE

  1. Avni PONARI, Konsull i Pergjithshem Nderi i Japonise ne Shqiperi dhe CEO I SIGAL UNIQA GROUP AUSTRIA i akordohet nga Qeveria Japoneze dekorata “Urdhri i Ngritjes së Diellit, Rrezet e Arta me Fjongon e Qafës”. Ky është Urdhëri i 3-të më i lartë që akordohet nga Qeveria Japoneze, themeluar në vitin 1875 që i akordohet personaliteteve të huaja për arritje të jashtëzakonshme në marrëdhëniet ndërkombëtare, promovimin e kulturës japoneze, dhe avancimin e fushave të ndryshme. Gjate ceremoise se dorezimit te kesaj dekorate Ambasadori i Japonise ne Shqiperi Z. Ito Makoto vleresoi kontributin e gjithaneshem te Z. Ponari, ne fuqizimin e metejshem te marrdhenieve dhe bashkepunimit mes dy vendeve. Ne fjalen e tij Z.Ponari shprehu mirenjohjen e tij të thellë për këtë vlerësim kaq të madh dhe të veçantë të akorduar nga Perandori i Japonisë si Dekorata më e Lartë e marrë prej tij përgjatë 10 viteve të shërbimit si Konsull i Përgjithshëm Nderi i Japonisë në Shqipëri. Ne kete ceremoni ka pershendetur dhe ish-ministri i jashtem Besnik Mustafaj i cili ka leresuar domethenien e kesaj medalje. Zevendes Ministri i Jashtem Z. Etjen Xhafaj shprehu se kjo eshte hera e pare konmbetare qe akordohet nje dekorate e ketij niveli ne Shqiperi nga Qeveria Japoneze. Z. Avni Ponari pervec Konsull i Pergjithshem Nderi i Japonese ne Shqiperi eshte dhe themelues e Drejtor i Pergjitshem i SIGAL UNIQA Group Austria e cila eshte kompania lider dhe me e sukseshme ne tregun e sigurimeve ne Shqiperi dhe ne Rajon. SIGAL operon ne tre shtete: Shqiperi, Kosove dhe Maqedonine e Veriut dhe eshte pjese e grupit financiar me te fuqishem ne Evrope UNIQA Group Austria.