Blog

Infeksionet nga virozat, si të kujdesemi për veten në kushte shtëpie

Në një kohë që stinët ndryshojnë, infeksionet virale janë gjithmonë të pranishme për të shkaktuar ftohje, grip, ethe dhe simptoma të tjera si diarre apo të vjella.

Lajmi i mirë është se infeksionet viale zakonisht nuk janë serioze. Shumica mund të largohen brenda disa ditësh pas trajtime mjekësore, ndërkohë që ka disa gjëra që mund të bëni për ta ndjerë veten më mirë.

Ja disa këshilla që mund të ndiqni:

-Pushoni më shumë nëse ndiheni të lodhur.

-Merrni një ilaç kundër dhimbjes pa recetë nëse është e nevojshme. Lexoni të gjitha udhëzimet në etiketën e barnave, sidomos kur i prekuri është nën 18 vjeç.

-Kini kujdes kur merrni në të njëjtën kohë barna pa recetë kundër ftohjes dhe gripit. Shumë nga këto ilaçe kanë acetaminofen, që është Tylenol. Lexoni etiketat për t’u siguruar që nuk po merrni më shumë se doza e rekomanduar. Shumë acetaminophen (Tylenol) mund të jetë i dëmshëm.

-Pini shumë lëngjes. Nëse keni sëmundje të veshkave, zemrës ose mëlçisë dhe ju duhet të kufizoni lëngjes, bisedoni me mjekun tuaj përpara se të rrisni sasinë e lëngjeve që pini.

Qëndroni disa ditë pushim në shtëpi. Merrni leje nga puna, shkolla apo vende të tjera publike nëse jeni me temperaturë.

 

Kur duhet të telefononi për ndihmë?

Telefononi për ndihmë mjekësore sa herë që mendoni se keni nevojë për kujdes më të specializuar, për shembull kur:

-Keni probleme të rënda me frymëmarrjen.

-Humbni vetëdijen.

-Situata shëndetësore po përkeqësohet.