Lajme

FOTO/ Dita Kombëtare e Sigurimeve në Maqedoninë e Veriut, “UNIQA” dhuron bursa për studentët e Matematikës

Me rastin e 1 Nëntorit, Ditës Kombëtare të Sigurimeve në Maqedoninë e Veriut, UNIQA dhuroi dy bursa vjetore për studentë të Fakultetit të Shkencave dhe Matematikës, në Universitetin “Shën Cirilit dhe Metodij”në Shkup.

Bursat ju dhuruan dy studenteve nga Drejtori i Përgjithshëm i “UNIQA A.D“, z.Driton Azizi dhe Drejtoresha e Përgjithshme e “UNIQA Life A.D“, znj. Aleksandra Shkëmbi Antovska.

Si kompani me përgjegjësi sociale, është kënaqësi për “UNIQA AD Shkup” dhe “UNIQA LIFE AD Shkup” të kontribuojë për edukimin dhe zhvillimin e karrierës së profesionistëve të rinj në vend”, u shprehën drejtuesit e kompanisë.

Nisma për bursa për matematikanët e rinj është meritë e Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve (AMS), e cila synon promovimin, ndërgjegjësimin dhe afirmimin në publik të profesionit të aktuarit, që është një veprimtari me rëndësi thelbësore në sigurime dhe në të njëjtën kohë një profesion shumë i vlerësuar dhe i mirëpaguar.

Ky është viti i dytë radhazi që industria e sigurimeve ndan bursa me rastin e Ditës së Sigurimeve.