Blog

FAKTE INTERESANTE / Fillesat e kulturës së sigurimeve në Shqipëri

A e dini se?…

  • Të papriturat dhe pasiguritë, kanë qenë një shqetësim madhor që në fillim të shoqërisë sepse ato shoqërohen me pasoja dhe dëme të ndryshme jetësore dhe materiale.
  • Kjo kërkesë çoi në përdorimin e produkteve të sigurimit, të cilat janë një mënyrë e mirë për transferimin e risqeve dhe rrjedhimisht, në krijimin e kompanive të sigurimit në të gjithë botën.
  • Në fillesat e tyre aktivitetet e sigurimit kishin vetëm një aspekt social. Ishte ideja e ndihmës reciproke në rast fatkeqësish; rrjedhimisht shoqëritë krijuan fonde të përbashkëta jo monetare, të cilat përbëheshin nga të mira materiale të cilat i shpërndaheshin njerëzve në nevojë. Këto fonde, nuk kishin kurrë një qëllim fitimi dhe ato ende ekzistojnë në fushën e sigurimeve bujqësore (në Francë) dhe në marinë.
  • Më vonë, aktivitetet e sigurimeve filluan të zhvilloheshin më tej dhe morën drejtimin industrial me themelimin e kompanive të sigurimit dhe risigurimit. Këto kompani performonin aktivitete investimi dhe rrjedhimisht po nxirrnin fitime, duke ndihmuar në të njëjtën kohë njerëzit në raste fatkeqësish.
  • Historia e Shipërisë në zhvillimin e një industrie të qëndrueshme sigurimi ka qenë një proces disi i ngadaltë. Kjo për shkak të faktit se, Shqipëria ka qenë një nga vendet e fundit që u shkëput nga regjimi komunist dhe rrjedhimisht ishte një rrugë e gjatë për të ndjekur për të arritur në një ekonomi të bazuar tek tregu.
  • Në vitin 1990, Shqipëria filloi një proces tranzicioni, e theksuar nga ngjarje të tilla si nënshkrimi i Marrëveshjes së Helsinkit në vitin 1991 dhe bashkimi i vendit me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe Grupin e Bankës Botërore.
  • Historia e sigurimeve në Shqipëri kishte filluar tashmë përpara Luftës së Dytë Botërore kur aktivitetet e sigurimit u realizuan nga shoqëritë angleze, franceze dhe italiane.
  • Në vitin 1948, u ngrit me një dekret të veçantë, Instituti Shtetëror i Sigurimeve. Për më tepër, në vitin 1954, Banka Shtetërore e Kursimeve iu bashkëngjit këtij instituti, duke formuar një Institut të përbashkët Bankash Kurisimi dhe Sigurimi.
  • Përsa i takon automjeteve motorike, gjatë regjimit komunist nuk ka ekzistuar asnjë lloj sigurimi për përgjëgjësinë ndaj palëve të treta. Kjo për shkak se, Shqipëria ishte një ekonomi e centralizuar shtetërore, ku automjetet ishin të gjitha në pronësi të shtetit dhe menaxhoheshin nga administrata shtetërore.
  • Një nga çështjet kryesore në zhvillimin e tregjeve financiare funksionale, ishte mungesa e rregulloreve qeveritare të mirëpërcaktuara. Rregulloret dhe rrjedhimisht zhvillimi ligjor u panë si faktorët kryesorë, të cilat mundësuan funksionimin e tregut.
  • Vende të tilla si Polonia dhe Hungaria, të cilat adoptuan rregullore strikte për tregjet e sigurimeve ishin shumë më të suksesshme krahasuar me vende të tjera të tilla si Republika Çeke dhe Rusia, të cilat kishin adoptuar rregullore më pak rigoroze.
  • Zhvillimi i vendit kishte nevojë për insitutcione të shëndosha për të arritur standarde perëndimore. Modernizim i shoqërisë jo vetëm që solli kushte më të mira, por ajo solli gjithashtu një masë më të madhe risku privat, duke qenë se njerëzit filluan të zotëronin të mira materiale dhe prona.
  • Krijimi i institucioneve të sigurimeve ishte shumë i nevojshëm për t’u mbrojtur kundër këtyre risqeve. Tashmë, në prill të vitit 1990, ishte në fuqi një kontratë tripalshe ndërmjet Institutit Shqiptar të Bankave të Kursimeve dhe Sigurimeve, Munich Reinsurance co., dhe and Victoria Versicherungen AG. Bazuar në këtë kontratë, Victoria po furnizonte falas Bankat e Kursimeve dhe Sigurimeve me Karton Jeshil për automjetet e Flotës së Eksporteve të Huaja dhe ato të institucioneve të tjera shtetërore.
  • Portofoli i sigurimeve të krijuar risigurohej nga Munich Re dhe Victoria ishte përgjegjëse për të gjitha dëmet e shkaktuara nga automjetet shqiptare që qarkullonin jashtë vendit.
  • Kështu, sigurimet vazhduan funksionimin deri kur Parlamenti Shqiptar miratoi ligjin e parë për sigurimin e detyrueshëm të automjeteve.