Blog

Dimri po “troket”/ Disa këshilla si të vozisni të sigurt

Dimri po afron dhe vozitja në këtë periudhë nënkupton më shumë sfida. Rrugët bëhen më të rrezikshme dhe të rrëshqitshme, mjegulla apo shiu mund të ulin kthjellshmërinë e rrugës, moti i ftohtë mund të ndikojë në “shëndetin” e makinës tuaj.

Është e domosdoshme të përdorni teknika të sigurta të drejtimit dhe të jeni të përgatitur kur të vijë dimri.

Bora, akulli apo moti i paqëndrueshëm rrisin rrezikun e  aksidenteve dhe përplasjeve. Këtu janë disa këshilla për t’u siguruar që ju dhe automjeti juaj të jeni të përgatitur për periudhën dimërore.

1-Monitoroni parashikimin e motit për ditët kur ju duhet të merrni makinën. Nëse pritet një mot i paqëndrueshëm, mundohuni ta shmangni atë aks apo edhe udhëtimin tuaj.

2-Përqendrojuni në detaje. Bateritë e makinave dobësohen në të ftohtë. Zakonisht pas 3 dimrave, ka nevojë për një zëvendësim të mundshëm. Sigurohuni që uji i xhamave dhe antifrizi i motorit janë plot.

3-Bëni gati pajisjet e dimrit, si kabllot e baterisë, një furçë që kreh akullin, një lopatë e vogël, një elektrik, një karikues telefoni, ujë të pijshëm dhe ushqime. Sigurohuni që para se të niseni për rrugë keni karburant mjaftueshëm.

4-Paketoni furnizime në raste urgjence. Është ende herët në Shqipëri për të folur për akull apo dëborë, por batanijet ose qirinjtë e vegjël mund të ngrohin pjesën e brendshme të makinës nëse jeni të bllokuar.