Pensioni privat u mundëson individëve të ndërtojnë të ardhura për moshën e pensionit, ndërsa fondi i akumuluar mbetet një pasuri që mund t’u kalojë familjarëve.
VIDEO E Z. PONARI:
https://www.facebook.com/reel/1080676204854829
Ky ishte një nga mesazhet kryesore të CEO-s të SIGAL Insurance Group në një komunikim mbi përfitimet e pensioneve private.
Gjatë fjalës së tij, ai theksoi mundësinë që çdo person të planifikojë pensionin sipas të ardhurave dhe objektivave personale.
Përmes kontributeve, individi krijon fondin e tij dhe merr pjesë drejtpërdrejt në përcaktimin e të ardhurave që synon të përfitojë në pension.
Një tjetër aspekt që ai trajtoi ishte lehtësimi fiskal për kontributet në fondin e pensionit privat.
Sipas tij, ky përfitim i jep një vlerë shtesë kursimit për pension, duke ulur barrën tatimore brenda kufijve të parashikuar nga legjislacioni.
Vëmendje të veçantë mori trashëgueshmëria e fondit.
CEO i SIGAL Insurance Group shpjegoi se, në rast ndarjeje nga jeta të kontribuuesit, shuma e mbetur në fond u kalon përfituesve ose trashëgimtarëve, sipas përcaktimeve përkatëse dhe rregullave ligjore të trashëgimisë.
“Pra, pensioni privat është i trashëgueshëm”, theksoi ai.
Ky mesazh nxjerr në pah një dimension të rëndësishëm të pensionit privat: kontributet e akumuluara shërbejnë për të ardhurat personale në pension dhe mund të mbeten një mbështetje financiare për familjen.

