Blog

Bëjini pritë të papriturave/ Mjetet e kompletit të emergjencës që duhet të keni gjithmonë gati

Parapërgatitja për raste të mundshme emergjence është zgjidhja më e mirë që mund të bëni për veten dhe familjen tuaj.

Të gjitha mjetet që do të bëhen pjesë e kompletit të urgjencës tuaj do të varen nesë janë për në shtëpi, makinë, varkë apo gjetkë.

Kompleti i urgjencës në shtëpi

-Bazat e çdo kompleti emergjence duhet të përfshijnë ujin dhe ushqimin. Një gallon ujë në ditë për një person është mjaftueshëm, por edhe mish, fruta e të tjera.

-Një çantë e ndihmës së parë e pajisur me fasha, garza, pomadë antibiotike, piskatore dhe gërshërë.

-Medikamente të përgatitura për një periudhë 7 ditore që mund t’i nevojit të gjithë familjes, si për shembull qetësues dhimbjesh, ilaçe stomaku dhe kundër alergjive.

-Pajisje të nevojshme gjatë një emergjence, si elektrik dore, pajisje sanitare, mjete higjenike, karikues celularësh, batanije dhe çanta gjumi.

-Dokumentacione personale për identifikime në rast se është e nevojshme.

Kompleti i urgjencës në makinë

Nëse ju hasni telashe gjatë një udhëtimi dhe mbeteni të bllokuar për shumë arsye, duhet me patjetër të përfshini një çantë emergjence për makinën tuaj.

-Domosdoshmërisht duhet të keni me vete ujë, ushqime, çantën e ndihmës së parë, batanije dhe karikues telefoni.

-Hartat rrugore lokale dhe rajonale.

-Qese plehrash.

-Letra higjenike dhe peshqirë.

-Kabllo lidhëse për makinën.

-Linjë rimorkimi.

Të kesh një komplet urgjence për shtëpinë, makinën, zyrën ose për aktivitete në natyrë mund të marrë pak kohë dhe planifikim, por do t’ia vlejë nëse ju ndihmon ju dhe familjen tuaj të kaloni një shqetësim të sigurt.