Blog, Lajme

Banesa, biznesi dhe automjeti/ Si të mbrojmë investimet tona nga të papriturat e motit

Shqipëria, ashtu si e gjithë bota, kaloi një verë me temperatura shumë të larta që në jo pak raste shkaktuan edhe zjarre.

Moti i mirë dhe me diell po vijon edhe gjatë muajit shtator por mos harrojmë se pas diellit ka edhe shi. Dhe sezoni i vjeshtës dhe pragdimrit është i mbushur me reshje të shumta shiu, që në disa qarqe të vendit kanë shkaktuar problematika thuajse çdo vit.

 

Ndikimi i ndryshimeve klimatike/ Stuhitë ‘të padëgjuara’ bëhen më të zakonshme

Për shkak edhe të ndryshimeve klimatike, natyra po bëhet më pak e parashikueshme dhe shumë më e dhunshme.

Shembujt më të freskët janë përmbytjet dhe stuhitë që prekën Greqinë, Italinë, Bullgarinë, Slloveninë dhe së fundmi Libinë ku dëmet në njerëz dhe prona ishin kolosale.

Shkencëtarët paralajmërojnë se teksa klima ngrohet, stuhitë që dikur mendohej se ishin jashtëzakonisht të rralla, priten të bëhen më të shpeshta.

Çfarë duhet të bëjmë?

Në kushtet kur ky rrezik është evident dhe i përditshëm, një nga gjërat më të domosdosshme, më të shpejta dhe më të mira është që ne të sigurojmë pronën, automjetin apo dhe shëndetin.

Dhe kur flasim për ngjarje të tilla, Sigurimi nga Fatkeqësitë Natyrore është jetik për çdo individ që ka një banesë, biznes, automjet etj.

Ne duhet të dime se, siguracioni nuk parandalon katastrofat natyrore të ndodhin por është mekanizmi që kthen në gjendjen e mëparshme pronën apo automjetin e dëmtuar në një kohë shumë e shkurtër dhe pa na cënuar financiarisht.

Sigurimi i Shtëpisë

Shtëpia është padyshim ndër gjërat më të rëndësishme dhe investimi më i madh i jetës tonë.

Cilat janë rreziqet me të cilat përballet shtëpia?

Imagjinoni nëse shtëpia juaj dëmtohet gjatë përmbytjeve. Jo vetëm që do të humbisni shtëpinë tuaj, por gjithashtu do të rëndoheni financiarisht dhe emocionalisht. Pa sigurimin e duhur të shtëpisë, ju do të mbeteni duke mbledhur fonde për të shlyer kredinë apo për ta rinovuar atë.

Sigurisht, sigurimi i shtëpisë mund t’ju mbrojë edhe nga gjërat më të zakonshme si rrjedhjet e tubave dhe dëmtimi i pronës nga fenomene të tjera të ndryshme, të paparishikuara, kështu që një mbulim gjithëpërfshirës ju ndihmon të mbroni banesën, investimin më të madh të jetës tuaj.

DËMET QË MBULON SIGURIMI I SHTËPISË

Sigurimi i Shtëpisë mbulon humbjen, dëmtimin apo shkatërrimin e pasurisë së siguruar në mënyrë të papritur, të paparashikuar apo aksidentale si pasojë e:

  • Zjarrit
  • Rrufesë
  • Eksplozionit
  • Rënia e objekteve fluturuese nga lart, etj.

Këtij sigurimi mund ti shtohet edhe mbulim nga rreziqe shtesë si:

  • Tërmeti
  • Breshëri
  • Përmbytja
  • Stuhia, etj. 

Sigurimi i Biznesit

Pavarësisht nëse keni një biznes të konsoliduar, apo jeni në hapat e para të ngritjes së aktivitetit tuaj; nëse nuk jeni te siguruar, si pronar, mund të përballeni me rrezikun që të paguani nga xhepi për dëmet e kushtueshme dhe pretendimet ligjore kundër kompanisë suaj.

Sigurimi i Biznesit ofron mbrojtje financiare për bizneset në rast të dëmtimit ose humbjes së pronës së tyre nga zjarri, përfshirë ndërtesat, pajisjet, inventarin dhe asetet e tjera.

Këtu janë disa pika kryesore për t’u marrë parasysh në lidhje me mbulimin e sigurimit të biznesit:

Mbulimi: Sigurimi i pronës së biznesit mbulon dëmet e shkaktuara nga  Zjarri; Rrufeja; Eksplozioni; Rënia e objekteve fluturuese nga lart; Tërmeti; Breshëri; Përmbytja; Stuhia etj.

Llojet e pronave: Sigurimi mund të mbrojë lloje të ndryshme të pronave komerciale, të tilla si ndërtesat e zyrave, dyqanet me pakicë, magazinat, objektet e prodhimit dhe hotele, restorante etj.

Të kesh mbulim Sigurimin e duhur, ju mundëson së pari qetësi mendore, duke ditur që ke mbrojtje financiare kundër një rreziku të rëndësishëm. Kjo ju lejon të përqendroheni në drejtimin e biznesit tuaj pa u shqetësuar shumë për pasojat e mundshme financiare të një zjarri.

Pse duhet të zgjidhni SIGAL UNIQA?

Më e madhja dhe më e besuara: SIGAL UNIQA, aktive në treg që prej vitit 1999, është kompania më e madhe e sigurimeve në Shqipëri me numrin e klientëve që rritet vit pas viti.

Edhe në Sigurimet e Pasurisë ajo vijon të mbajë vendin e parë në treg duke 48% mes 8 kompanive që operojnë në Sigurimet e Jo-Jetës.

Çmim i përballueshëm nga çdo klasë e shoqërisë dhe mundësi blerje online

Sigurimi i Shtëpisë kushton duke nisur nga 5,000 Lekë në vit dhe mund të blihet fare thjeshtë edhe ONLINE në www.sigal.com.al

Po mendoni të siguroni edhe automjetin tuaj nga shiu, breshëri, stuhitë etj? Edhe kjo e ka një zgjidhje.

Siguracioni KASKO, është i vetmi siguracion automjeti që mbulon gabimet tuaja, gabimet e të tjerëve por dhe gabimet e natyrës!

Çfarë mbulon tjetër KASKO, përveç se katastrofave natyrore?

  • Dëmtime Aksidentale
  • Thyerja e xhamave
  • Zjarr, Rrufe, Eksplozion
  • Vjedhja e pjesshme ose e plotë
  • Dëmtim ne parkim nga mjet tjetër
  • Dëmtimi nga akte keqdashëse

Llogarit dhe porosit online Siguracionin KASKO vetëm me një KLIK.

Ne nuk mund të parandalojmë fatkeqësitë natyrore, por duke u siguruar ne kthejmë banesat, automjetet dhe bizneset tona në gjendjen e mëparshme, pa shpenzuar vetë asnjë qindarkë.

Kthejini diellin jetës suaj duke u siguruar!

Merrni një ofertë tani duke shkruar në: Whatsapp: 068 606 2829