Lajme

AUTORITETI I MBIKËQYRJES FINANCIARE PUBLIKON TË DHËNAT E TREGUT TË SIGURIMEVE PËR VITIN 2022 / SIGAL UNIQA Group AUSTRIA nuk lëkundet nga pozicioni i lideres së tregut

Sipas rezultateve të plota të tregut shqiptar të sigurimeve, për periudhën janar – dhjetor 2022, të publikuara së fundmi nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, SIGAL UNIQA Group AUSTRIA vijon të jetë kompania e parë në treg, pavarësisht luhatjes së tregjeve për shkak të sfidave të shumëfishta makroekonomike, daljes nga pandemia COVID-19, kriza energjitike, kriza e rritjes së çmimeve dhe kostos së jetesës, një mjedis i vazhdueshëm me norma të ulta interesi dhe konkurrencës.

SIGAL UNIQA vijon të jetë lidere e tregut shqiptar për të gjitha llojet e siguracioneve të: Jetës (45.74%), të Jo Jetës (26.76%), të Detyrueshëm (21.12%), Vullnetare (38.61%), të Pronës (45.74%); të Aksidenteve dhe Shëndetit (48.35%), dhe Motorik (21.36). Përpos të gjithave, SIGAL UNIQA vazhdon të mbetet solide dhe e palëkundur nga pozicioni i saj si lidere e tregut me rreth 30%.

SIGAL UNIQA kryeson gjithashtu tregun jo vetëm sa i përket primeve të shkruara bruto prej rreth 96.5 milionë euro, por edhe dëmeve, duke paguar pjesën më të madhe të dëmeve në shumicën e segmenteve të tregut. Dëmet më të mëdha janë paguar në segmentin e sigurimit të: Jetës (59.25%), Jo jetës (25.17%), Motorik (23.46%), Aksidente dhe Shëndetit (47.44%), Përgjegjësisë Civile (77.69%), dhe Garancive (32.48%).

SIGAL UNIQA është e barabartë me: besueshmëri, garanci, stabilitet financiar dhe standarde evropiane për të gjithë klientët dhe partnerët e saj! Dhe, ne jemi të parët falë besimit të klientëve tanë dhe përpjekjeve të pandërprera për të t’u zhvilluar dhe bërë më të mirën për ta përmes risive dhe inovacioneve tona.

Rreth SIGAL UNIQA

SIGAL UNIQA Group AUSTRIA është shndërruar në një grup rajonal sigurimesh (pjesë e UNIQA Insurance Group, gjiganti financiar i sigurimeve në Austri dhe Evropën Qëndrore dhe Lindore), me 8 kompani sigurimi Jetë dhe Jo Jetë, Risigurime dhe Fond Pensionesh. SIGAL UNIQA është kompania e vetme që ofron të gjitha klasat e sigurimit me 50 produkte, rreth 96.5 milionë euro prime të shkruara për vitin 2022, mbi 400 milionë euro dëme të paguara ndër vite, me rreth 2,100 punonjës dhe agjentë, dhe mbi 1,200 zyra ku ajo operon dhe zhvillon aktivitetin e saj në 3 shtete: Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut.

Jetojmë më mirë së bashku