Blog

A MË NEVOJITET ME TË VËRTETË SIGURIMI I SHTËPISË?

Sigurimi i shtëpisë nuk është i detyrueshëm me ligj, por është tërësisht thelbësor.

Të pyesësh nëse ju nevojitet sigurimi i shtëpisë është pak a shumë si të pyesësh përse kërkohen syzet e diellit?

Sigurimi i shtëpisë nuk është i detyrueshëm me ligj. Ashtu si blerja e syzeve të diellit, sigurimi i shtëpisë ju ndihmon që të shmangni një sërë problemesh më të mëdha në një periudhë më afatgjatë.

Qoftë nëse jeni duke menduar të blini një shtëpi, apo tashmë jeni në procesin e blerjes, sigurimi i shtëpisë është një term që do ta hasni gjatë rrugës. Ajo shtëpi që po blini do të jetë aseti juaj më i çmuar që do të zotëroni ndonjëherë. Sigurimi i shtëpisë do të mbrojë asetin tuaj, dhe në një periudhë më afatgjatë, ai do t’ju mbrojë edhe ju gjithashtu (ashtu si syzet e diellit!)

A kërkohet sigurimi i shtëpisë me ligj?

Ndryshe nga sigurimi i makinës, që është i detyrueshëm me ligj, sigurimi i shtëpisë nuk është. Megjithatë, shumica e kredituesve të shtëpisë do të kërkojnë një sigurim bazë nga Zjarri dhe Tërmeti për shtëpinë tuaj. Mendojeni në këtë mënyrë: kredituesi juaj është në një farë mënyre bashkëpronar me ju. Është në interesin e tyre më të mirë që ju ta mbani shtëpinë tuaj në formë siç do të bënte një partner i mirë biznesi.

Kreditues i shtëpisë suaj do të sigurohet që edhe nëse ndodh më e keqja ndaj asetit tuaj të përbashkët, ju do të keni fondet për t’u kujdesur për të. Sepse nëse nuk i keni, ju do të keni pak ose aspak vlerë të mbetur të kredisë suaj, dhe kështu ju që të dy do ta keni humbur asetin tuaj të përbashkët.

Përse më duhet sigurimi i shtëpisë?

Edhe nëse ju e keni blerë shtëpinë tuaj me para kesh, ju gjithsesi do të duhet që të investoni në sigurimin e shtëpisë suaj. Përse, pyesni ju?

1.       Sigurimi i shtëpisë mbron shtëpinë tuaj

Ju tashmë keni kaluar të gjitha peripecitë financiare për blerjen e shtëpisë suaj, kështu që ju mund të mos keni të njëjtën dorë parash në dispozicion nëse ndodh diçka e keqe dhe ju duhet ta riparoni apo rindërtoni atë. Kështu, nëse ndodh një fatkeqësi e papritur, si një zjarr, tërmet apo stuhi, ju do të duhet të kurseni me qindra mijëra (ose miliona lekë në varësi të madhësisë së shtëpisë suaj) me shpenzime nga xhepi juaj.

2.       Sigurimi i shtëpisë mbron zotërimet tuaja

Sigurimi i shtëpisë mbron më shumë sesa shtëpinë tuaj aktuale. Po të gjitha ato gjërat e vlefshme për të cilat ju keni shpenzuar dhe që ju është dashur kaq vite që t’i grumbulloni?

Gjërat tuaja – pasuritë tuaja personale – gjithashtu mbulohen nga sigurimi i shtëpisë. Ajo mbron gjërat tuaja më të çmuara në rast vjedhjeje, dëmtimi, ose humbje. Do të ishte një goditje e madhe për ju nëse do t’ju vidhnin diçka të çmuar. Por të mos kesh para për zëvendësimin e tyre do të ishte një goditje edhe më e madhe.

3.       Sigurimi i shtëpisë ju mbron nga paditë

Ekziston gjithmonë mundësia që një vizitor të lëndohet në pronën tuaj, dhe nëse ky lëndim çon në shpenzime mjekësore (p.sh., lëndime trupore) ju mund të paditeni. Ky lloj mbulimi quhet përgjegjësia personale, dhe është me të vërtetë e rëndësishme që ju ta keni. Kjo ofrohet si mbulim shtesë i sigurimit të pronës.

4.       Sigurimi i shtëpisë ju ndihmon që të bëni një gjumë të ëmbël

Le të jemi të sinqertë: kur mendojmë për skenarët më të këqinj, imagjinata jonë endet nga fatkeqësitë natyrore deri tek vjedhja(et). Sigurimi i shtëpisë nuk do t’i ndalojë domosdoshmërisht gjërat e këqia që të mos ndodhin, por ato do t’ju falin qetësinë përmes mbrojtjes dhe paqes së mendjes që nëse diçka e tillë ndodh, ju do të jeni në gjendje që ta përballoni atë të duke qenë financiarisht të mbrojtur.

Pra, a ju nevojitet sigurimi i shtëpisë?

Pa asnjë dyshim që përgjigjja është po. Dhe nëse ndonjëherë keni menduar, ‘përse të investoj tani për një risk që mund të mos ndodhë kurrë në të ardhmen,’ do të kërkoni të dini se si vendos truri ynë për blerjen e sigurimit (vendimarrja jonë është zakonisht jo racionale).

Në fund, askush nuk do t’ju detyrojë që ta blini sigurimin e shtëpisë, por ai do të jetë diçka që ju vet do të kërkoni që ta keni. Sigurimi i shtëpisë është mbrojtja më e mirë financiare kundër gjërave të këqia që mund të na ndodhin në jetë, duke na ofruar paqen e mendjes aq shumë të kërkuar.

A jeni gati për të blerë?

➡ZGJIDH një nga PAKETAT E SIGURIMIT që ju ofron SIGAL UNIQA:

✅Standarde

✅E argjendtë

➡️BLI ONLINE? SIGURIMIN E SHTËPISË?
https://sigal.com.al/pasuri-dhe-garanci/sigurimi-i-prones-dhe-pergjegjesise/sigurimi-i-shtepise/