Blog Top

A është prona juaj gati për të papriturat?

Në një kohë kur rreziqet natyrore dhe dëmet e papritura po bëhen gjithnjë e më të pranishme, mbrojtja e pronës nuk është më një luks, por një domosdoshmëri.

Përmes platformës online të SIGAL, tashmë çdo qytetar mund të sigurojë shtëpinë apo pronën e tij në mënyrë të shpejtë, të sigurt dhe plotësisht online.

Procesi është i thjeshtë dhe zgjat vetëm pak minuta.

Hapi 1 — Hyni në platformën online

Vizitoni sigal.com.al dhe klikoni në butonin “Bli Online” në këndin e sipërm djathtas.

Më pas:

  • Klikoni mbi ikonën “Pasuria”
  • Zgjidhni opsionin “Prona”

 

Hapi 2 — Njihuni me paketat e sigurimit

SIGAL Insurance Group ofron 3 paketa të ndryshme sigurimi për pronën tuaj:

Paketa Standard

Përfshin:

  • Zjarrin
  • Rrufetë
  • Shpërthimet/eksplozionet
  • Rënien e mjeteve fluturuese apo pjesëve të tyre
  • Shpenzimet për fikjen e zjarrit dhe pastrimin e mbetjeve

Paketa Silver

Përfshin:

  • Të gjitha mbulimet e Paketës Standard
  • Mbrojtje nga tërmeti

Paketa Gold

Përfshin:

  • Të gjitha mbulimet e paketave Standard dhe Silver
  • Rrjedhje tubacionesh
  • Përgjegjësi ndaj fqinjit
  • Sigurim të xhamave
  • Sigurim të ambienteve të përbashkëta

 

Hapi 3 — Plotësoni të dhënat e pronës

Klikoni “Bli Tani” dhe plotësoni:

  • Shumën e siguruar (minimumi mbi 4,000,000 lekë)
  • Llojin e pronës (Apartament ose Vilë)
  • Sipërfaqen e pronës
  • Zonën kadastrale

Në fund të këtij hapi, zgjidhni paketën që preferoni:

  • Standard
  • Silver
  • Gold

Pasi të shfaqet primi i sigurimit:

  • Pranoni termat dhe kushtet
  • Klikoni “Vazhdo”

 

Hapi 4 — Plotësoni të dhënat e pronësisë

Në këtë fazë do të plotësoni informacionin mbi pronësinë.

Kujdes: Polica e sigurimit hyn në fuqi 1 javë pas datës së aplikimit, për t’i mundësuar SIGAL kryerjen e verifikimeve të nevojshme mbi statusin e pronës.

 

Hapi 5 — Kryeni pagesën online

Zgjidhni metodën e pagesës:

  • Visa/MasterCard
  • BKT

Plotësoni të dhënat e kartës bankare dhe klikoni “Paguaj”.

Menjëherë pas pagesës, polica e sigurimit do t’ju dërgohet në email.

 

Siguroni sot pronën tuaj me SIGAL Insurance Group dhe fitoni më shumë siguri për të ardhmen.