Blog, Lajme

6 këshilla si të mbani të freskët apartamentin tuaj gjatë verës

Europa ka përjetuar vitet e fundit temperatura rekord nxehtësie, shpeshherë tepër të vështira për t’u përshtatur nga qytetarët.

Vera e vitit 2022 është konsideruar si një nga më të nxehtat dhe më të thatat në Kontinentin e Vjetër, duke ngritur alarmin se e njëjta situatë mund të vazhdojë me vite me radhë.

 

Por a e dinit se si mund ta mbash apartamentin tënd më të freskët përgjatë këtyre valëve të të nxehtit që pritet të vijnë në ditët në vijim?

 

Çfarë nuk depërton brenda, nuk përbën problem

Gjëja më e mirë që mund të bëni është të bllokoni depërtimin e të nxehtit nga jashtë: mbylli dritaret dhe dyert gjatë ditës nëse temperaturat kulmojnë mbi 25 gradë. Kjo do t’ju ndihmojë që brenda shtëpisë të ruani një temperaturë konstante.

 

Errësojeni ambientin

Të errësoni ambientin ku jetoni, duke mbyllur perdet apo grilat, për të mos depërtuar rrezet e nxehta të diellit brenda shtëpisë, është një sekret mjaft i dobishëm. Kjo sugjerohet mjaft, sepse në ligjin e ngjyrave, ngjyrat e lehta e reflektojnë më lehtë dritën se sa ato të errëta.

 

Lyeni muret me ngjyra të çelëta

Ligji i mësipërm vlen edhe për muret. Muret e lyera me të bardhë reflektojnë më mirë dritën. Por nëse nuk e keni në planet më të afërta lyerjen e shtëpisë, pse nuk shtoni numrin e luleve për shembull? Ato krijojnë hije dhe mbrojnë muret nga rrezet direkte të diellit.

 

Në oraret më të nxehta, ndizni freskuesen

Në oraret më të nxehta, një feskuese do të ishte shpëtim. Do ju ndihmojë të qarkulloni ajrin dhe ta rifreskoni atë, por mbi të gjitha nuk do të konsumojë shumë energji elektrike krahasuar me një kondicioner.

Hapni dritaret në mbrëmje, pasi temperaturat te kenë rënë pak dhe ndizni freskuesen që t’ju ndihmojë për të nxjerrë jashtë ajin e ngrohtë.

Përgjatë ditës freskuesja ju bën ambientin më komod përsa i përket temperaturave, por nuk ftoh mjaftueshëm. Ndaj fikeni sapo dilni nga dhoma. Por kujdes: Mos flini me freskuesen ndezur gjatë natës sepse rrezikoni të ftoheni apo të keni tendosje të muskujve.

 

Sugjerime pak më profesionale

Varni një peshqir pambuku të lagur ose vendosni një kovë me akull përpar freskuses. Era do të shpërndajë ajrin e freskët në dhomë.

 

Fikni pajisjet që nuk janë në përdorim

Pajisjet elektronike gjenerojnë nxehtësi edhe në kohën kur nuk janë në punë. Prandaj duhet të fikni kompjuterët apo llambat  nëse nuk ju duhen.

Vëmendje për ata që u pëlqen të gatuajnë: Gatimi çliron nxehtësi, kështu që më e mira është që të përdorni sa më pak sobën. Pse nuk zhvilloni një barbecue në kopësht më mirë? Ose nëse gatuani brenda, një aspirator mund t’ju ndihmojë.

 

Nëse i merrni parasysh të gjitha këto këshilla, të jeni të sigurt që nuk do ta ndjeni edhe aq shumë këtë verë të nxehtë që po na pret.

 

Por gjithsesi të gjitha këto sugjerime nuk e shmangin rritjet e mundësisë që shtëpia juaj të bie pre e zjarreve apo fatkeqësive të tjera natyrore dhe jo vetëm.

Ndaj një zgjidhje e zgjuar është Sigurimi i Shtëpisë. Me qindra banesa dhe biznese janë djegur çdo vit në Shqipëri, por shumë pak prej tyre kanë rezultuar të siguruara.

 

Nëse ju nuk keni mundësi që të mbuloni kostot e rindërimit të shtëpisë tuaj dhe zëvendësimin e humbjes së tyre nga vet xhepi juaj, Sigurimi i Pronës është një domosdoshmëri.

 

Sigurimi i Shtëpisë edhe Online

 

Prej kohësh, kompania më e madhe e sigurimeve në Shqipëri SIGAL UNIQA vjen tek klientët e saj me një mundësi fantastike duke i mundësuar secilit aksesimin direkt në siguracionin që i nevojitet pa qenë nevoja të dalë nga shtëpia apo vendi i punës, po mbi të gjitha një mundësi për të ulur ndotjen në mjedis duke përdorur kanalet digjitale.

 

Hyni tani në www.sigal.com.al dhe blini Sigurimin e Shtëpisë suaj.

 

 

Kontaktoni në:

 

e-mail: [email protected]

 

WhatsApp: 068 606 2829