Blog

5 Këshilla të vyera! Hapat për një regjim ushqimor të shëndetshëm

Shifrat e obezitetit në të gjithë botën janë në një nivel alarmant. Në SHBA, më shumë se 74% e të rriturve raportohet se janë mbipeshë apo obezë, ndërsa 1.6% janë nënpeshë.

Njerëzit që janë nën peshë kanë një rrezik më të lartë të kequshqyerjes, funksionit të zvogëluar të imunitetit dhe anemisë. Ata që janë mbipeshë kanë një rrezik në rritje për presionin e lartë të gjakut, sëmundjet e zemrës, diabetin dhe çrregullimet e gjumit.

Por a nuk mendoni dhe ju që përgatitja e një plani për mënyrën e të ushqyerit është ndryshimi i duhur për një jetë më të shëndetshme?

Me ardhjen e pranverës, vjen edhe një sezon i mrekullueshëm për t’ju përkushtuar vetes dhe ushqimeve që ju ndihmojnë të ndiheni më mirë.

Më poshtë keni disa këshilla që mund t’ju ndihmojnë në këtë rrugëtim.

  1. Hani ushqime të plota. Planifikojni vaktet tuaja me ushqime pa yndyrë, fruta dhe drithëra. Këto lëndë ushqyese plot me vitamina dhe inerale do t’ju ndihmojnë të jeni energjikë dhe në një peshë të shëndetshme gjatë ditës.
  2. Filloni me hapa të ngadaltë, por të sigurt. Merrni recetën tuaj të preferuar të lazanjave dhe ndërroni makaronat me shirita kungujsh të njomë, ose shtoni karota të grira hollë në salcën tuaj të spagetit. Përzieni gjysmën e lulelakrës së grirë me pure patatesh.
  3. Reduktoni kripën dhe sheqerin. Udhëzimet dietike rekomandojnë jo më shumë se 2300 miligramë natrium në ditë, rreth sasisë në 1 lugë çaji kripë. Sa i përket sheqernave të shtuara, rekomandimi është më pak se 10% e totalit të kalorive.
  4. Shtoni yndyrna të shëndetshme. Yndyrnat e ngopura, si gjalpi mund të rrisin kolesterolin. Në vend të kësaj, zgjidhni yndyrna të pangopura si vaji i ullirit, kikirikut ose canola. Skuqni pulën ose peshkun në vaj ulliri në vend të gjalpit. Yndyrnat omega-3, të gjetura në avokado, arra, salmoni, ton, sardelet, farat e lirit dhe chia, janë të shëndetshme për zemrën.
  5. Kalo tek drithërat. Zgjidhni orizin kaf mbi të bardhë, ose provoni quinoa. Shtoni elbin në supë. Filloni ditën tuaj me tërshërë.

Të gjitha këto janë fillime të shkëlqyera për një ju më të shëndetshëm dhe rezultati përfundimtar do të jetë një peshë e shëndetshme për ju.