Lajme

25-vjetori i themelimit, Vllaznia uron SIGAL UNIQA-n: Më të fortë së bashku

Me rastin e 25-vjetorit të themelimit të kompanisë më të madhe dhe më të besuar të sigurimeve në Shqipëri dhe rajon, SIGAL UNIQA Group Austria, nuk ka munguar as urimi nga klubi i Vllaznisë.

Ekipi më i vjetër dhe ndër më të famshmit të futbollit në Shqipëri, përmes një video-mesazhi në rrjetet sociale, ka gjetur një mënyrë origjinale për të shprehur urimet dhe falenderimet ndaj kompanisë që është sponsor gjeneral i ngjyrave kuqeblu.

“𝐅𝐚𝐥𝐞𝐦𝐢𝐧𝐝𝐞𝐫𝐢𝐭 𝐩ë𝐫 𝐦𝐛ë𝐬𝐡𝐭𝐞𝐭𝐣𝐞𝐧 𝐤𝐨𝐦𝐩𝐚𝐧𝐢𝐚 𝐧𝐮𝐦ë𝐫 𝟏 𝐞 𝐒𝐢𝐠𝐮𝐫𝐢𝐦𝐞𝐯𝐞 𝐧ë 𝐑𝐚𝐣𝐨𝐧, 𝐒𝐢𝐠𝐚𝐥 𝐔𝐧𝐢𝐪𝐚 G𝐫𝐨𝐮𝐩 𝐀𝐮𝐬𝐭𝐫𝐢𝐚! 𝐒ë 𝐛𝐚𝐬𝐡𝐤𝐮 𝐦ë 𝐭ë 𝐟𝐨𝐫𝐭ë!”, shkruan KF Vllaznia mbi videon e saj.

Ndërkohë nuk ka munguar as reagimi i themeluesit dhe CEO-s të SIGAL UNIQA Group Austria, z.Avni Ponari.

Shkodra di vetëm të surprizojë!
Klubi më i vjetër i futbollit në Shqipëri, Vllaznia, uron SIGAL UNIQA Group Austria-n me rastin e 25-vjetorit të themelimit.
Krenar që kompania që kam themeluar dhe drejtoj është Sponsor Gjeneral i ngjyrave kuqeblu, i bindur se bashkëpunimi ynë do të vazhdojë edhe në vitet në vazhdim, me synimin e vetëm: Vllaznia Kampion!
Faleminderit presidentit Alban Xhaferri, trajnerit Qatip Osmani, kapitenit Bekim Balaj
Faleminderit Vllaznia! Faleminderit Shkodra!
SIGAL UNIQA – Vllaznia, më të fortë së bashku!”, shkruan Ponari në postimin e tij.

Që prej shkurtit 1999 në tregun e sigurimeve, SIGAL UNIQA Group Austria ka shkruar me nota suksesi historikun e saj por edhe të tregut shqiptar të sigurimeve.

Ajo ka ditur ti shërbejë klientëve të saj në momente të vështira por edhe të jetë pjesë e komunitetit në të treja shtetet ku operon, Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni e Veriut.

Një ndër fushat ku SIGAL UNIQA ka kontribuar dhe kontribuon edhe sot, është pa dyshim Sporti.

SIGAL UNIQA është sponsor i Kombëtareve të Futbollit dhe Basketbollit, i skuadrave të ndryshme në Shqipëri dhe Kosovë duke marrë në sigurim mijëra sportistë në të dyja vendet.

SIGAL UNIQA është sponsor zyrtar i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH);

SIGAL UNIQA është sponsor i “SIGAL Prishtina”, prej shumë vitesh skuadër kampione në Kosovë dhe jo vetëm.

SIGAL UNIQA është Sponsor Gjeneral i Vllaznisë, klubit më të vjetër dhe ndër më të suksesshimit në futbollin shqiptar;

SIGAL UNIQA ringriti klubin e basketbollit Valbona dhe e shpalli kampione për 5 vite rresht;

Liga Ballkanike e Basketbollit u riemërua “SIGAL UNIQA Ballkan League” falë bashkëpunimit disa-vjeçar me SIGAL UNIQA-n;

Superliga e Femrave në Kosovë u emërua “SIGAL Superliga e Femrave”;

SIGAL UNIQA ka mbështetur financiarisht talentët Izmir Smajlaj dhe Luiza Gega;

SIGAL UNIQA ka mbështetur alpinizmin për disa vite dhe alpinistë profesionistë;

SIGAL UNIQA ka mbështetur Aeronautikën Shqiptare me aktivitetin “Albania Open”;

SIGAL UNIQA ka mbështetur Motor Fest, Rally Albania; garat me motorë Vespa;

SIGAL UNIQA ka mbështetur Regatën Lundrimore për fëmijët e fshtatit SOS;

SIGAL UNIQA ka mbështetur Kampionatin e vollejbollit;

SIGAL UNIQA ka mbështetur Kampionatin e parë ndërkombëtar të Shahut;

SIGAL UNIQA ka mbështetur Kampionatin e Çiklizimit;

SIGAL UNIQA ka mbështetur konkursin e dancit sportiv;

SIGAL UNIQA ka dhuruar biçikletat për patrullimin e Policisë në plazhet shqiptare;

SIGAL UNIQA ka mundësuar gjithashtu ndërtimin e shumë fusha sportive për të rinjtë në Tiranë dhe jo vetëm…

Sporti ka një ndikim të rëndësishëm edhe Shëndetin e një shoqërie dhe ku ka Shëndet Jetohet më mirë. Ndaj, kompania më e madhe e sigurimeve në Shqipëri, SIGAL UNIQA, do të vijë të jetë pranë komunitetit të sportit edhe në të ardhmen.