AUTORITETI I MBIKËQYRJES FINANCIARE PUBLIKON TË DHËNAT PËR TREGUN E SIGURIMEVE, SIGAL UNIQA NUK LËKUNDET NGA POZICIONI I LIDERES SË TREGUT
✅Sipas rezultateve më të fundit të tregut shqiptar të sigurimeve, për periudhën janar – shtator 2020 , të publikuara dje nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, SIGAL UNIQA Group AUSTRIA vijon të jetë kompania e parë në treg, pavarësisht sfidave të shumëfishta, duke përfshirë peisazhin e pasigurisë së përgjithshme ekonomike dhe impaktin financiar të COVID-19 përgjatë vitit 2020, në përgjithësi si dhe dy tërmeteve të vitit 2019, në veçanti, efekti financiar i të cilëve vijon të ndjehet akoma në ekonominë tonë.
✅SIGAL UNIQA Group AUSTRIA dominon përkatësisht me 55.50% të tregun e sigurimit të jetës në vend dhe me 25.31% atë të jo jetës. Edhe pse të dhënat paraqiten pozitive dhe tepër motivuese për kompaninë tonë, sërish një parashikim i i saktë për vitin 2020 si një i tërë nuk është i mundur të bëhet në këtë moment, për shkak të shpalosjes së zinxhirit të efekteve të COVID-19.
✅Përpos të gjithave, SIGAL UNIQA vazhdon të mbetet solide dhe e palëkundur nga pozicioni i saj si lidere e tregut me rreth 30%. Por SIGAL UNIQA kryeson tregun jo vetëm sa i përket primeve, por edhe dëmeve, duke paguar pjesën më të madhe të dëmeve të të gjithë tregut. Dëmet më të mëdha janë paguar në segmentin e sigurimit të garancive (95.12%), në sigurimet e jetës (63.43%), përgjegjësitë civile (56.87%), aksidente dhe shëndeti (46.91%), dëmet në sigurimet e jo-jetës në tërësi (45.42%) dhe dëmet e pasurisë (24.87%).
✅SIGAL UNIQA Group AUSTRIA kryeson gjithashtu tregun duke qenë e para në produktet e sigurimeve të detyrueshme (21.26%), sigurimeve vullnetare (33.73%), sigurimeve motorrike (21.27%, duke përfshirë TPL, Karton Jeshil, MiniKasko dhe Kasko), sigurimeve të pasurisë (41.01%), sigurimeve të shëndetit dhe të akidenteve (38.60%), dhe sigurimeve të garancive (35.73%). E para në sigurim, mbulim, risi në spektrin më gjithëpërfshirës të sigurimeve shëndetësore në vend me mbi 19 paketa të ndryshme të sigurimit të shëndetit – individuale, familjare, JetëPlus, shëndet në udhëtim, sigurimin nga aksidentet, dhe sigurimin ANTI-COVID19 e para e këtij lloji në tregun shqiptar të sigurimeve.
✅Këto shifra tregojnë qartë përgjegjshmërinë, përgjegjësinë kontraktuale dhe fuqinë tonë likujduese. Ne jemi të parët falë BESIMIT TUAJ dhe përpiqemi të bëjmë më të mirën për JU. #sigal #sigaluniqa
Kerko ne SIGAL
Të Fundit
- 16 VJET UNIQA NË SHQIPËRI
- NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE NË POGRADEC / Specialist i Marrjes në Sigurim, Pogradec
- Udhëtimet gjatë festave të Marsit/ Me AutoSOS e TeleShëndet, mjekun dhe mekanikun kudo me vete
- NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE NË ELBASAN / Specialist i Marrjes në Sigurim produktet e Shëndetit, Elbasan
- 7-8 Marsi/ Tregoni dashurinë që keni për mësuesen, nënën, bashkëshorten dhe motrën me dhuratën e duhur. Ja propozimi ynë për ju
Arkivat
SIGAL UNIQA ju ofron paketa të ndryshme sigurimi për ...

Individe
Dëshironi të siguroni shëndetin, makinen apo pronën tuaj. Tani ju mund te blini siguracionin tuaj online.

Biznes Micro / SME
Të kesh një biznes të vogël apo të mesëm ka sfidat e veta ndaj në SIGAL UNIQA kemi ndërtuar paketa sigurimi për ju.

Korporate
Cdo biznes i cili ka xhiro vjetore mbi 250 milione lek te reja konsiderohet biznes V.I.P ose Biznes Korporate.