AUTORITETI I MBIKËQYRJES FINANCIARE PUBLIKON TË DHËNAT PËR TREGUN E SIGURIMEVE, SIGAL UNIQA NUK LËKUNDET NGA POZICIONI I LIDERES SË TREGUT
✅Sipas rezultateve më të fundit të tregut shqiptar të sigurimeve, për periudhën janar – shtator 2020 , të publikuara dje nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, SIGAL UNIQA Group AUSTRIA vijon të jetë kompania e parë në treg, pavarësisht sfidave të shumëfishta, duke përfshirë peisazhin e pasigurisë së përgjithshme ekonomike dhe impaktin financiar të COVID-19 përgjatë vitit 2020, në përgjithësi si dhe dy tërmeteve të vitit 2019, në veçanti, efekti financiar i të cilëve vijon të ndjehet akoma në ekonominë tonë.
✅SIGAL UNIQA Group AUSTRIA dominon përkatësisht me 55.50% të tregun e sigurimit të jetës në vend dhe me 25.31% atë të jo jetës. Edhe pse të dhënat paraqiten pozitive dhe tepër motivuese për kompaninë tonë, sërish një parashikim i i saktë për vitin 2020 si një i tërë nuk është i mundur të bëhet në këtë moment, për shkak të shpalosjes së zinxhirit të efekteve të COVID-19.
✅Përpos të gjithave, SIGAL UNIQA vazhdon të mbetet solide dhe e palëkundur nga pozicioni i saj si lidere e tregut me rreth 30%. Por SIGAL UNIQA kryeson tregun jo vetëm sa i përket primeve, por edhe dëmeve, duke paguar pjesën më të madhe të dëmeve të të gjithë tregut. Dëmet më të mëdha janë paguar në segmentin e sigurimit të garancive (95.12%), në sigurimet e jetës (63.43%), përgjegjësitë civile (56.87%), aksidente dhe shëndeti (46.91%), dëmet në sigurimet e jo-jetës në tërësi (45.42%) dhe dëmet e pasurisë (24.87%).
✅SIGAL UNIQA Group AUSTRIA kryeson gjithashtu tregun duke qenë e para në produktet e sigurimeve të detyrueshme (21.26%), sigurimeve vullnetare (33.73%), sigurimeve motorrike (21.27%, duke përfshirë TPL, Karton Jeshil, MiniKasko dhe Kasko), sigurimeve të pasurisë (41.01%), sigurimeve të shëndetit dhe të akidenteve (38.60%), dhe sigurimeve të garancive (35.73%). E para në sigurim, mbulim, risi në spektrin më gjithëpërfshirës të sigurimeve shëndetësore në vend me mbi 19 paketa të ndryshme të sigurimit të shëndetit – individuale, familjare, JetëPlus, shëndet në udhëtim, sigurimin nga aksidentet, dhe sigurimin ANTI-COVID19 e para e këtij lloji në tregun shqiptar të sigurimeve.
✅Këto shifra tregojnë qartë përgjegjshmërinë, përgjegjësinë kontraktuale dhe fuqinë tonë likujduese. Ne jemi të parët falë BESIMIT TUAJ dhe përpiqemi të bëjmë më të mirën për JU. #sigal #sigaluniqa