Në sigurimet e jetës dhe të jo-jetës; në sigurimet e detyrueshme dhe vullnetare; në sigurimet motorike; në sigurimet e pasurisë dhe të shëndetit…
SIGAL UNIQA Group Austria vijon të jetë emri më i madh dhe më i besuar i sigurimeve në Shqipëri edhe për periudhën janar-maj 2024.
Sipas raportit të publikuar nga Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare (AMF), kompania që është pjesë e “UNIQA Insurance Group” kryeson tregun e sigurimeve, si në primet e shkruara ashtu edhe në dëmet e paguara.
Në Sigurimet e Jo-Jetës SIGAL UNIQA zë mbi 27% të totalit të tregut ku operojnë 8 kompani, ndërsa në ato të Jetës ku operojnë 4 kompani SIGAL LIFE UNIQA zë mbi 41% të tij.
Sa i përket ndarjes së tregut, në të detyrueshme dhe vullnetare, SIGAL UNIQA ruan lidershipin me konkretisht 21 dhe 37%.
KUSH ËSHTË SIGAL UNIQA GROUP AUSTRIA?
E themeluar më Shkurt 1999 dhe pjesë e “UNIQA Insurance Group” prej vitit 2007, ajo operon suksesshëm në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut përmes 8 kompanive të saj: 3 Sigurimi Jo-Jete, 3 Sigurimi Jete, 1 kompani risigurimi dhe 1 Fond Pensioni.
Sot, pas më shumë se 25 vjetësh, “SIGAL UNIQA Group AUSTRIA” është e vetmja kompani që ofron të gjitha klasat e sigurimeve, duke numëruar mbi 2400 punonjës e agjentë në mbi 1200 zyra në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, ku operohhet me standarte tërësisht evropiane.
Mbi 500 milionë euro dëme të paguara në 25 vite, janë dëshmia më e madhe e fuqisë, përgjegjshmërisë dhe korrektësisë të kompanisë.
Ndaj dhe sot mbi rreth 1.2 milionë klientë vazhdojnë ti besojnë kësaj kompanie jetën, shëndetin, pronën, automjetin dhe pensionin privat.