Ndryshimet klimatike apo gabimet njerëzore kanë shtuar së fundmi rastet e zjarreve aksidentale në vend.
Bota moderne njeh vetëm një zgjidhje për rimbursimin financiar të dëmeve: kompanitë e sigurimeve. Kjo i ka lehtësuar shtetet nga përgjegjësia dhe ka rritur ndërgjegjësimin e qytetarëve për të menduar për fatin e pasurisë dhe jetës së tyre në rast fatkeqësish.
Në Shqipëri, kultura e sigurimit është ende në embrion. Qytetarët kërkojnë çdo gjë nga shteti, edhe si pasojë e një kulture ku shteti ishte përgjegjës për gjithçka.
Jo gjithmonë është kështu.
Më 21 janar 2025 një restoranti, i mbushur me klientë dhe i vendosur në një zonë të banuar, kishte marrë flakë.
Zjarri kishte nisur nga sistemi i aspirimit dhe ishte përhapur me shpejtësi, duke rrezikuar të gjithë të pranishmit. Fatmirësisht, nuk pati dëme në njerëz. Flakët dogjën kabllotë elektrikë dhe shkaktuan ndërprerje të energjisë në lagje.
Sot, ky biznes është rikthyer plotësisht në aktivitet, falë vendimit për të siguruar pronën.
SIGAL-i u gjend menjëherë në krah të të dëmtuarit.
Për këtë biznes, një investim fare minimal rezultoi vendimtar – dëmi i shkaktuar përllogaritej në mijëra euro.
Pas shuarjes së zjarrit, u bë vlerësimi i dëmit dhe brenda të njëjtës javë, procesi i kalimit të pagesës së dëmit u përfundua.
Sot, restoranti është sërish në funksion të plotë. Zjarri i Janarit ka mbetur vetëm një histori – një shembull i qartë se SIGAL-i ishte aty kur duhej më shumë.
Vetëm në dy muajt e parë të këtij viti kompania u ka paguar 6 milionë euro dëme klienteve. Mesatarisht 100 mije euro çdo ditë janë paguar nga arkat e Sigalit në xhepat e klientëve të siguruar. Kjo gatishmëri e bën lider të tregut prej 26 vjetësh.