Tetori, muaji kushtuar ndërgjegjësimit mbi rëndësinë e kontrolleve dhe parandalimit në luftën kundër kancerit të gjirit shërben si reflektim mbi rëndësinë e parandalimit të kësaj sëmundje.
Ja disa këshilla që mjekët theksojnë për parandalimin e këtij kanceri:
• Kontrolloni peshën;
• Hani shëndetshëm dhe me disiplinë;
• Kryeni aktivitet fizik;
• Pini pak ose aspak alkool;
• Shmangni terapitë e zëvendësuese hormonale;
• Konsideroni marrjen e terapive bllokuese te prodhimit të estrogjenit;
• Mos pini duhan;
• Mbajini në gji fëmijët tuaj sa më gjatë të jetë e mundur;
Por përveç se një sëmundje e rëndë për t’u përballuar emocionalisht, kjo sëmundje ka kosto të larta financiare, mbi të gjitha kur individët zgjedhin ta kurojnë atë privatisht apo jashtë Shqipërisë.
Si e ka adresuar SIGAL UNIQA këtë sfidë financiare me produktet e saj të sigurimit?
Nëpërmjet produkteve:
– Jetë Plus: SIGAL UNIQA mbulon 100% të faturave mjekësore për trajtim në 3 spitale të cilat sugjerohen në varësi të llojit të tumorit malinj në Europë, mbulohen edhe kostot e akomodimit dhe ato të udhëtimit si edhe kostot e medikamenteve pas kthimit në Shqipëri.
– Sigurimi Anti Tumor: SIGAL UNIQA dëmshpërblen menjëherë të siguruaren e diagnostikuar me këtë sëmundje, në mënyrë që me paratë ajo të zgjedhë vetë strukturën mjekësore dhe mënyrën si dëshiron të trajtohet.
Oferta për Tetorin
Sot, mamografia është ekzaminimi më i rëndësishëm në kuadrin e kontrollit parandalues, pasi zbulon entitete patologjike që nuk zbulohen me teste të tjera imazherike.
Ndaj, SIGAL UNIQA vjen me një ofertë që vlen për të gjithë tetorin: çdo klient i ri që blen online në www.sigal.com.al një sigurim vullnetar pranë kësaj kompanie, automjet, pronë apo shëndet, bashkë me benefitet e shumta që ofrojnë këto sigurime, përfitojnë edhe kryerjen e një mamografie FALAS në një prej klinikave dhe spitaleve private më të mira në Tiranë.
Bëjini nënës, motrës, bashkëshortes apo vajzës suaj dhuratën e duhur këtë tetor!
Kronika e Top News:
SIGAL UNIQA Group Austria, jetojmë më mirë së bashku
E-mail: [email protected]
Whatsapp: +355 68 606 2829