Lajme

VIDEO/ Flasin përfituesit e pensionit më SIGAL: Shumë e leverdisshme dhe e domosdoshme

Edhe pse në Shqipëri nuk është ende shumë i zhvilluar,  pensioni privat ka vite që aplikohet nga një pjesë e mirë e qytetarëve të cilët janë njohur me kohë me anët pozitive që sjell.

Fondi i Pensionit Vullnetar “SIGAL UNIQA INVEST” është kthyer në një zgjidhje për të plotësuar pensionin final tek nje pensionist, pra duke marrë nga njëra anë pensionin që ju takon nga shteti dhe nga ana tjetër duke përfituar pensionin privat duke derdhur vetë kontribute vullnetare.

Një hap të tillë e kanë ndjekur edhe Merita dhe Shkëlqimi të cilët sot kanë dalë në pension dhe po marrin frytet e këtij investimi.

Unë jam njohur me fondin e pensionit privat Sigal, që në vitet 2016-2017 dhe më pëlqeu si mënyrë për të siguaruar diçka më shumë për pensionin tim në vitet që do të vinin më vonë, të cilat vijnë aq shpejt. Në vitin 2018 me mbështetjen e institucionit ku unë punoja u bëra anëtare e fondit të pensionit privat. Gjë që mendoj se duhet ta kisha nisur shumë më herët se sa në atë vit. Edhe lexova shumë për këtë pjesë. U lidha me specialistë të Sigal që punonin në këtë fushë, të cilët më sqaruan dhe më bindën që ishte diçka shumë e leverdisshme dhe e domosdoshme për njerëzit, sidomos kur vjen koha e pensionit”, shprehet për emisionin “Pro Business” Merita Pulla – Pensioniste, Ish-Ekonomiste.

Edhe Shkëlqim Arizi flet për ndihmën që i jep pensioni privat për të përballuar kostot e jetesës.

Pensionet që akordohen nga shteti mbi bazën e kontributeve të Sigurimeve Shoqërore, janë të pamjaftueshme të jemi të sinqertë në atë që flasim. Janë të pamjaftueshme për të përballuar kostot e moshës, problematikën e moshës, aq më shumë pastaj për të shijuar ndonjë kënaqësi që ka dhe mosha. Nëpërmjet shokëvë të mi që jetojnë jashtë vendit, konkretisht në Greqi, më treguan skemën e pensionit privat atje dhe kjo më bindi mua që të bëhem klient i fondit të pensionit privat. U bëra klient i fondit Sigal të pensionit, për procedura ishte shumë e thjeshtë, me këto dokumentat si Kartë ID, veprimet u bënë aty në zyrë. Pastaj bëra investimin e parë në Bankë, të parave dmth që i mendoja, më pas bëja derdhjet në Bankë në mënyrë periodike sipas mundësive të mia. Kam qënë goxha aktiv gjithë ato vite që kam derdhur kontributet.”

Në çdo rast shumat e patërhequra për arsye të ndryshme janë pronë e trashëgimtarëve ligjor.

Që në momentin që u njohëm me fondin, një nga pikat ishte që ne mund tua trashëgonim pensionin fëmijëvë tanë në çdo rast. Dhe që në kontratën e parë që kam bërë me kompaninë Sigal kam vënë emrin e vajzës time, që për çdo gjë ta trashëgonte ajo që kur të vinte koha që nuk do ta merrja më dot unë“, thotë Merita Pulla.