Lajme

Vera ende s’ka mbaruar! Disa këshilla për sigurinë e lundrimit me varkë

Nëse përdorni një vakë për të peshkuar, për pushime në det apo thjesht për lundrim me familjen apo miqtë tuaj është e rëndësishme të njiheni me rregullat dhe rekomandimet e sigurisë së lundrimit me varkë. Pavarësisht nga përvoja, konsideroni të rishikoni sugjerimet për lundrimin me varkë përpara se të niseni.

  1. Kontrolloni varkën. Përpara se të hupni në varkë, kontrollojeni nëse ky mjet është pajisur me dokumentacionin e nevojshëm nga institucionet përkatëse. Mos harroni të inspektoni edhe rimokion e varkës tuaj.
  2. Ndiqni një kurs të sigurisë së anijeve. Ka shumë arsye se përse duhet të jeni të mirëinformuar për çdo hap që duhet të ndiqni. Kryesorja ndër to është siguria. Njohuritë e marra nga këto kurse mund të ndihmojnë në shpëtimin e jetëve dhe të ndihmojnë në reduktimin e lëndimeve dhe dëmeve pronësore.
  3. Kopsisni mirë rregullat e lundrimit me varkë uji.
  4. Njihuni me rregullat e lundrimit, psh hasja me një mjet tjetër lundrues, parakalimi i një varke tjetër, përdorimi i shpejtësisë së duhur, mospërdorimi i alkoolit apo drogës ndërkohë që jeni në drejtim, etj.
  5. Pajisuni me elementët e sigurisë (jelekë, fikëse zjarri, pajisje zanore, radio VHF, grafika e zonës ku do të lundrohet, ankorimi, kompas, lopata, elektrik dore, bateri rezervë, paketa e ndihmës së parë, kovë, ushqim dhe ujë, veshje shtesë, etj)
  6. Merrni infomacione paraprake për motin, veshja në temperaturën e ujit, planin lundrues, etj.
  7. Blini sigurimin e anijes, sepse të gjitha investime ja vlen të mbrohen.