Lajme

UNIQA publikon raportin, rritje e fortë gjatë 3-mujorit të parë 2024; Brandstetter: Veçanërisht të kënaqur me kompanitë tona jashtë Austrisë

“Rritja e fortë e primeve në dy tregjet tona kryesore, Austri dhe Evropa Qëndrore e Lindore. Performaca e mirë në investime siguruan një 3-mujor të parë të shkëlqyer”.

Kështu shprehet Andreas Brandstetter, CEO i “UNIQA Insurance Group”, teksa grupi i njohur austriak i sigurimeve raporton të dhënat për 3-mujorin e parë 2024.

“Ne jemi veçanërisht të kënaqur me përfitimet e larta të kompanive tona ndërkombëtare. Këtë e shohim te sigurimet shëndetësore, të cilat u rritën fuqishëm në tremujorin e parë, si dhe në përmirësimin e zhvillimit të biznesit të ri në sigurimin e jetës”, vijon Brandstetter.

Shifrat kryesore për 3-mujorin e parë 2024

Primet e shkruara të “UNIQA Insurance Group AG” u rritën me 10.9% duke arritur në 2,184 miliardë euro në tre muajt e parë të 2024 (3-mujori i parë 2023: 1,969 miliardë €).

Në këto rezultate, kontributin më të madh e kanë sigurimet e pasurisë dhe të shëndetit.

Sipas UNIQA-s, të ardhurat nga sigurimet, në përputhje me SNRF 17, u rritën me 13.7% duke arritur në rreth 1,6 miliardë euro në tremujorin e parë të 2024 (3-mujorin i parë 2023: rreth 1,4 miliardë euro).

Sigurimet e pasurisë u rritën me 14.5%, sigurimet shëndetësore me 16% dhe sigurimet e jetës me 5.1%.

Të ardhurat nga primet në Austri u rritën me 7.8% ndërsa nga kompanitë ndërkombëtare me 22.3%.

Të ardhurat neto nga investimet u rritën në 237.5 milionë euro në tre muajt e parë të vitit 2024 (3-mujori i parë 2023: 121.3 milionë euro), veçanërisht për shkak të të ardhurave më të larta.

Rezultati financiar arriti në 70.7 milionë euro (3-mujori i parë 2023: 48.6 milionë euro).

Fitimet para taksave të Grupit UNIQA u përmirësuan ndjeshëm duke u rritur me 16.8% e duke arritur në 145.1 milionë euro (3-mujori i parë 2023: 124.3 milionë euro).

Fitimi/(humbja) e konsoliduar – raporti i fitimit/(humbjes) neto për periudhën që i atribuohet aksionerëve të UNIQA Insurance Group AG – u rrit me 5.9% në 106.9 milion € (3-mujori i parë /2023: 101.0 milion €).

Deri në datën 31 mars 2024, raporti i kërkesës për kapital të aftësisë paguese në përputhje me Solvency II, i cili konsiderohet të jetë një masë e kapitalizimit, ishte në një nivel të lartë, rreth 264%.

Sigurimi i pasurisë dhe viktimave

Primet e shkruara në sigurimin e pronës dhe viktimave u rritën me 13.7% në 1,375 miliardë euro në tre muajt e parë të vitit 2024 (3-mujori i parë 2023: 1,210.4 milionë euro).

Sigurimi i shëndetit dhe jetës

Në sigurimet shëndetësore, në tremujorin e parë të vitit 2024 u regjistrua rritje prej 11.8% në 387.1 milionë euro në primet e shkruara (3-mujori i parë 2023: 346.2 milionë euro).

Në sigurimin e jetës, primet e shkruara duke përfshirë pjesët e kursimeve nga sigurimet e jetës u rritën me 2.1% në 421.4 milionë euro në periudhën raportuese (3-mujori i parë 2023: 412.8 milionë euro).

Perspektiva

Për vitin financiar 2024, i fundit i programit  strategjik “UNIQA 3.0 – Mbjellja e së ardhmes”, ne jemi të fokusuar në përmirësimin e mëtejshëm të biznesit tonë kryesor të sigurimit në dy tregjet tona kryesore, Austri dhe EQL”, thotë UNIQA në raportimin e saj.

CFO/CRO i “UNIQA Insurance Group”, Kurt Svoboda duke dhënë detaje nga raporti

“UNIQA Insurance Group”, MBI 200 VJE EKSPERIENCË NË SIGURIME

“UNIQA Insurance Group”, e themeluar në vitin e largët 1811, është një ndër grupet kryesore të sigurimeve në Austri dhe Evropën Qendrore dhe Lindore.

Nën moton e përbashkët “Jetojmë më mirë së bashku”, më shumë se 21,000 punonjës dhe partnerë ekskluzivë u shërbejnë rreth 17 milionë klientëve në 17 vende të ndryshme.

Në Austri, UNIQA është grupi i dytë më i madh i sigurimeve teksa zë 21% të tregut, ndërsa në Evropën Qëndrore dhe Lindore përfaqësohet në 14 tregje.

Prej vitit 2007, përmes “SIGAL UNIQA Group Austria”, “UNIQA Insurance Group” është prezente edhe në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut.