Lajme

“UNIQA” mes Top 10 markave më të forta të sigurimeve për vitin 2024

“UNIQA Insurance Group”, kompania e njohur e sigurimeve, me seli në Vjenë, rënditet mes Top 10 markave më të forta për vitin 2024.

Listimi vjen nga “Brand Finance“, e cila ka përpiluar një Indeks të Perceptimit të Qëndrueshmërisë i cili përcakton rolin e markës në tregun global të sigurimeve.

Ky nuk është i vetmi vlerësim ndërkombëtar për “UNIQA Insurance Group”, e cila pak muaj më parë u vlerësua me “A” nga “Standard’s & Poors”.

UNIQA NË TREGUN RAJONAL TË SIGURIMEVE

“UNIQA” ishte dallëndyshja e parë nga Europa që vendosi të investojë në tregun financiar shqiptar dhe atë të rajonit, përmes Grupit “SIGAL” dhe sot është më e besuara në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut.

23 mars 2007 ishte data do të shenjonte një moment shumë të rëndësishëm në jetën ekonomike dhe financiare të vendit por edhe të tregut të sigurimeve në veçanti: partneriteti SIGAL – UNIQA Insurance Group.

RISITË DHE NOVACIONI QË SOLLI “UNIQA” NË SHQIPËRI DHE RAJON

Shqipëria ka patur shumë invetime të huaja pas viteve ’90, por janë të pakta kompanitë e huaja që kanë patur një efekt kaq të rëndësishëm tek sektori ku kanë investuar por edhe tek vetë qytetarët shqiptarë.

Një prej tyre është padyshim edhe “UNIQA Insurance Group”, gjigandi austriak i sigurimeve, i cili falë eksperiencës mbi 200-vjeçare solli në Shqipëri produkte Sigurimi novatore që vijojnë edhe sot pas 16 vjetësh të jenë ndër më të suksesshmet për tregun shqiptar të sigurimeve, të cilat u mundësojnë klientëve shërbime më të mira, më të shpejta dhe në koherencë me zhvillimin e teknologjisë.

Këtu mund të përmendim aplikacionin “TeleShëndet”  shërbimin e Asistencës Rrugore, “SIGAL UNIQA AutoSOS” apo edhe siguracionet dedikuar vetëm sëmundjeve serioze si “Jetë Plus” apo “Sigurimi anti-Tumor”

Por një rol të rëndësishëm në politikat e kompanisë ka edhe përgjegjësia sociale, ndaj “SIGAL UNIQA Group Austria” është një emër që mund ta shihni përmes kontributeve të saj në sport, në art, në kulturë dhe në mbështetje të individëve apo grupeve të sukseseshme.

Emrin e kompanisë mund ta shihni në stadiume, pallate sporti, koncerte, festivale, aktivitete bamirësie etj pasi prej vitesh “SIGAL UNIQA Group Austria” ka qenë një mbështetëse financiare e madhe e tyre.

E ARDHME E SIGURTË

Me një shtrirje të aktivitetit të saj në 17 shtete të ndryshme të Europës, ku fliten gjuhë të ndryshme, ”UNIQA Insurance Group” është një komunitet që jeton dhe punon nëpërmjet diversitetit ku të 17 tregjet lidhen nën slloganin e përbashkët “jetojmë më mirë së bashku”.

Me qëllim që motoja e Grupit të mos mbesë thjesht një premtim por të jetë e mbushur me veprime, mbi 2,400 punonjësit e SIGAL UNIQA Group Austria në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut janë çdo ditë pranë mbi 1,5 milion klientëve, atëherë kur ata kanë më shumë nevojë.

Ndaj dhe SIGAL UNIQA, pavarësisht viteve që kalojnë dhe shtimit të aktorëve në treg, vijon të mbetet emri më i madh dhe i besuar i sigurimeve në Shqipëri dhe rajon…