Më 26 prill 2022, UNIQA Insurance Group iu dorëzua zyrtarisht Çmimi “Ecolabel Austriak” për Bonon e Gjelbër Hibride të UNIQA, një vit e gjysëm më vonë për shkak të COVID-19. René Knapp, Anëtar Bordi për Burimet Njerëzore dhe Brandin dhe Andreas Rauter, Shefi i Qëndrueshmërisë, pranuan çmimin nga Ministri Federal, Leonore Gewessler në emër të UNIQA Insurance Group.
Në vitin 2020, UNIQA ishte kompania e parë e sigurimeve në Austri, e cila hodhi në qarkullim një Bono të Gjelbër me vlerë prej 200 milionë euro. Lëshimi i Bonos 10-vjeçare me vlerë 200 milionë euro do të investohet në projektet e mbrojtjes së klimës dhe mjedisit në Evropë dhe në vendet e OECD-së (Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik). Fokusi parësor do të jetë në sektorët e energjisë me erë dhe asaj diellore, riciklimi i mbetjeve, zgjidhjet e transportit të cilat janë miqësore ndaj mjedisit dhe menaxhimin e ujit. Të gjitha projektet e UNIQA janë drejtpërdrejtë të lidhura me Objektivat e Zhvillimt të Qëndrueshëm të OKB-së, me tematikat e energjisë dhe ujit të pastër, infrastrukturës novatore dhe qyteteve dhe komuniteteve të qëndrueshme.
Deri në fillim të dhjetorit 2021, UNIQA kishte grumbulluar 375 milionë euro nëpërmjet bonove të gjelbra. Siguruesit e Evropës kanë më shumë sesa 10 trilionë euro asete nën menaxhim, duke i kthyer ata në investitorin institucional më të madh në BE. Tashmë UNIQA ka investuar rreth një miliardë euro në asete të gjelbra dhe ajo hedh vazhdimisht hapa për të njësuar më tej portofolin e saj drejt qëndrueshmërisë.