Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare publikon raportin mbi ecurinë e tregut të sigurimeve në Shqipëri për 10-mujorin 2023.
Sipas AMF, të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit për muajin janar-tetor 2023 kapën vlerën 18,838 milionë lekë, ose 9.64% më shumë se në janar-tetor 2022. Gjatë muajit janar-tetor 2023, numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 1,211,966 me një rritje prej 11.22% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Tregu mbetet i orientuar tek sigurimet e Jo-Jetës, të cilat sollën 91.94% të vëllimit të përgjithshëm të primeve, sigurimet e Jetës kanë 8.00% dhe risigurimi 0.065 %.
Sa i përket 8 kompanive që operojnë në tregun e sigurimeve të Jo-Jetës, SIGAL UNIQA Group Austria mbetet më e madhja në Shqipëri, si për pjesën që ze në treg ashtu edhe për dëmet e paguara tek klientët.
NDARJA E TREGUT DHE DËMET E PAGUARA
Edhe sa i përket Sigurimit të Jetës, SIGAL LIFE UNIQA Group Austria mbetet në krye të tregut ku operojnë 4 kompani.
NDARJA E TREGUT DHE DËMET E PAGUARA
Parë nga këndvështrimi i ndarjes së tregut sipas llojit të sigurimit, i detyrueshëm dhe vullnetar, primet e shkruara bruto të sigurimit vullnetar zënë 39.45% dhe primet e shkruara bruto të sigurimit të detyrueshëm zënë 60.55% të totalit të tregut.
Edhe këtu, SIGAL UNIQA vijon të ruajë lidershipin.
SIGURIMET E DETYRUESHME DHE SIGURIMET VULLNETARE
SIGAL UNIQA GROUP AUSTRIA
SIGAL UNIQA Group Austria është një prej grupeve më të mëdha të sigurimeve në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut.
E themeluar në shkurt 1999, SIGAL UNIQA operon suksesshëm në të trija shtetet përmes 8 kompanive të saj: 3 Sigurime Jo-Jetë, 3 Sigurime Jete, 1 kompani risigurimi dhe 1 Fond Pensioni Privat.
Që prej marit 2007, SIGAL UNIQA është pjesë e “UNIQA Insurance Group”, një prej emrave më të njohur të sigurimeve dhe financave në Austri dhe Evropë, e shtrirë në 17 shtete të ndryshme.
“UNIQA” numëron mbi 16 milionë klientë ndërsa është vlerësuar nga “Standard & Poor’s” me “A”.
Portofoli i SIGAL UNIQA Group Austria është i risiguruar në tregjet më të mëdha botërore teksa kompania bashkëpunon me emra të mëdhenj si: UNIQA Re, Munich Re apo Hannover Re duke ofruar një garanci më shumë për mbi 1.2 milion klientët e saj.
Ritmet e progresit të SIGAL UNIQA kanë bërë që shumë publikime profesionale në fushën e sigurimeve ta vlerësojnë atë me shumë çmime.
Së fundmi ishte “See News”, e cila e rëndiste atë mes Top 50 kompanive më të mëdha të sigurimeve në Evropën Juglindore.