Me temperaturat e verës që po përjetojmë ditët e fundit për shkak të të nxehtit afrikan, shumë pediatër u bëjnë thirrje prindërve që të kujdesen për sëmundjet që lidhen me nxehtësinë tek fëmijët e tyre.
“Ne të rriturit fillojmë të ngadalësojmë shpejtësinë kur jashtë bëhet nxehtë. Fëmijët nuk e bëjnë këtë. Ata vijojnë të jenë po aq energjikë”, raporton një doktor nga Spitali i Fëmijëve në Los Angeles
Mjekët thonë se trupi i fëmijëve nxehet tre deri në pesë herë më shpejt se te të rriturit. Fëmijët shpesh vazhdojnë të luajnë derisa sistemet e tyre shëndetësore të kolapsohen dhe prindërit ndonjëherë nuk i njohin shenjat e ngërçeve ose lodhjes nga nxehtësia.
Kur fëmijët dehidratohen, prindërit duhet ti dërgojnë menjëherë në shtëpi dhe të përpiqen ti freskojnë me rroba të lagura si dhe t’u japin ujë.
Gjithashtu kur shohin shenja të lodhjes nga nxehtësia tek fëmijët e tyre, duke përfshirë faqet e kuqe, përpiquni të masni rrahjet e zemrës dhe temperaturën.
Qëndroni brenda në pjesën më të nxehtë të ditës. Opsione të tjera janë muzetë , filmat dhe kafenetë.
Mundohuni ti jepni ujë për të pirë për çdo orë lojë përpara se të ankohen se janë të etur.
Frutat e pasura me lëngje janë një mënyrë tjetër për tu hidratuar, si për shembull një pjatë shalqi.
Gjithashtu u bëhet thirrje prindërve që të mos i lënë kurrë fëmijët në makina të nxehta.