Bashkimi i tyre në shoqëri të përbashkëta dhe Sigurimi bujqësor, zgjidhjet që nevojiten
Tekat e motit si dhe luhatjet e temperaturave gjatë javëve të fundit kanë shkaktuar dëme të mëdha tek fermerët në disa fshatra të Korçës, kryesisht në frutikulturë.
Drufrutorët që çelën më herët kanë pësuar edhe më shumë dëme, pasi ulja e temperaturave shoqëruar edhe me reshje dëbore, të cilat kanë dëmtuar thuajse gjysmën e drurëve të frutikulturës.
BUJQËSIA, RREZIQET DHE SIGURIMET
Bujqësia është një sektor mjaft i ekspozuar ndaj faktorëve natyrorë. Tekat e motit përbëjnë një rrezik serioz ndaj të cilave ekspozohet sektori bujqësor dhe që shkaktojnë vazhdimisht dëme të konsiderueshme.
Por edhe kur nuk janë shirat, breshëri, përmbytjet, ngricat apo thatësirat është zjarri apo ngjarje të tjera të papritura.
Dhe një nga arsyet kryesore pse fermerët apo blegtorët shqiptarë janë veçanërisht të ekspozuar ndaj dëmit ekonomik është mungesa e sigurimeve në këtë sektor.
Aktualisht, produktet e sigurimit në bujqësi ofrohen nga tregu i sigurimeve, por shumë pak aplikohen nga fermerët.
Dihet që primi i sigurimit është i lidhur shumë me numrin e te siguruarve. Sa më shumë raste të jenë të siguruar, aq më i ulët do të jetë primi.
Dëmet në bujqësi nuk janë dëmshpërblyer nga qeveria, prandaj specialistët thonë se ka ardhur koha që fermeri të shkojë drejt sigurimit të parcelave të tyre.
Bashkimi i fermerëve në shoqëri të përbashkëta shikohet si e vetmja mundësi që mund të garantojë prime më të ulta, mbështetje dhe më shumë siguri në produktivitetin e prodhimeve dhe shitjen e produkteve bujqësore.
Sigurimet e Agrokulturës (Bujqësi dhe Blegtori) nga SIGAL UNIQA
Ky është një produkt i dizenjuar për të gjithë fermerët dhe pronarët e bizneseve bujqësore dhe blegtorale nisur nga fakti se biznesi bujqësor dhe blegtoral është edhe më shumë i ekspozuar ndaj rreziqeve natyrore veçanërisht si pasojë e ndryshimit të kushteve klimatike globale.
Ngjarje, ndonëse të rralla, mund ta çojnë bujkun dhe fermerin drejt falimentimit, mbi të gjitha në vitet e para të investimit. Ndërsa në periudha të vështira financiare ato mund të prekin fondet tuaja rezervë duke kërcënuar kështu sigurinë dhe stabilitetin e shoqërisë tuaj.
Për të shmangur gjithë këto shqetësime dhe dëmtime të pasurisë, mund ti besoni vetëm një emri SIGAL UNIQA GROUP AUSTRIA, i cili blen rreziqet tuaja duke ju garantuar siguri dhe qetësi.
Asnjëherë nuk do të jeni të sigurtë pa qenë të siguruar.
Çfarë mbulon ky sigurim?
Përmes kësaj police sigurohen: ndërtesa, makina dhe makineri bujqësore, investimet në bujqësi, prodhimi bujqësor, serat, linjat dhe teknologjitë e prodhimit blegtoral, kafshët bujqësore dhe kafshët me vlerë të veçantë përdorimi, shpendët, baza ushqimore.
Sigurimi i Bujqësisë dhe Blegtorisë mbron tuaj nga zjarri, vjedhja, rreziqet natyrore, sëmundjet, dëmtimet dhe helmimet aksidentale si edhe:
- Nga të gjitha rreziqet (breshëri, shtërngata, tufani, cikloni, shiu rrebesh dhe zjarri, ngricat, përmbytjet etj.
- Cilësinë e prodhimit
- Rendimentin e prodhimit
- Garancinë e kontratës me investitorin nëse investitori është i ndryshëm nga fermeri si dhe kjo pikë mbulon dhe kohën e daljes në prodhim.