Në kuadër të javës “Mëso për Austrinë”, Andreas Brandstetter dhe René Knapp, CEO dhe anëtar Bordi në “UNIQA Insurance Group”, ishin të ftuar në dy nga shkollat e programit “Teach For Austria”.
Ata u dhanë të rinjve njohuri mbi jetën e tyre profesionale dhe u përgjigjën pyetjeve të të gjithë nxënësve.
“Suksesi arsimor nuk duhet të varet asnjëherë nga të ardhurat dhe niveli arsimor i prindërve. Duhet të ketë mundësi të barabarta për të gjithë. Inkurajimi i të rinjve që të besojnë në potencialin e tyre, të trajnohen dhe të realizojnë ëndrrat e tyre janë disa prej arsyeve pse që prej vitit 2015 ne mbështesim projektin “Teach For Austria”, u shprehën në unison Brandstetter dhe Knapp.
CEO i “UNIQA”, Andreas Brandstetter ishte i ftuar në shkollën e mesme modulare “Aspern” ku dha njohuri për karrierën e tij personale dhe të ardhmen.
Ndërsa Rene Knapp ishte i ftuar në shkollën e mesme “Berresgasse Campus”, René Knapp ku diskutoi me nxënësit se si profilet e punës do të ndryshojnë në të ardhmen si rezultat i inteligjencës artificiale.
Reagimet nga studentët ishin shumë pozitive.
Drejtuesit e “UNIQA” u vlerësuan veçanërisht me modelin e tyre praktik dhe interaktiv të mësimdhënies.