Sigurimi i jetës me kursim

Kursimi i parave shpesh herë duket i vështirë por nuk është i pamundur, veçanërisht nëse e planifikojmë në kohën dhe mënyrën e duhur.
Me paketat e sigurimit të jetës me kursim mund të siguroni jetën e të kurseni një shumë parash të cilën e përcaktoni vetë.
Për më shumë informacione klikoni në faqen zyrtare të SIGAL Life UNIQA Group Austria:

Zgjidhni shumën që dëshironi të paguani çdo muaj për sigurinë tuaj dhe të fëmijës suaj.

Sigurim Jetë me Kursim
Sot për Nesër

Pension privat i kombinuar me sigurimin e jetës “Sot për Nesër” është mënyrë kursimi (investimi) afatgjatë për të siguruar të ardhura të mjaftueshme, për një pension privat shtesë krahas atij shtetëror. Në rast fatkeqësie përgjatë periudhës së sigurimit, familjarët tuaj përfitojnë automatikisht të gjithë shumën e siguruar, në momentin e ndodhjes së fatkeqësisë pavarësisht sesa këste janë paguar.

Shënim

*Shuma e siguruar në kontratë është shumë e garantuar, ndërkohë që shuma e përfitueshme në maturim mund të jetë më e lartë në varësi të të ardhurave nga investimi i fondeve në dispozicion.

** Në shembullin e mësipërm të dhënat janë indikative dhe në raste specifike ndryshojnë në varësi të kushteve të kontratës.

***Sipas kërkesave dhe nevojave të klientit, sigurimi i jetës me kursim mund të ofrohet I kombinuar dhe me sigurimin e Paaftesise nga aksidenti.

Shembull **
Mashkull 35 vjeç

Primi Vjetor

Shuma e siguruar (Lekë)*

 (Lekë)

10 vjet

15 vjet

20 vjet

50,000

521,551

854,906

1,233,853

70,000

730,172

1,196,868

1,727,394

100,000

1,043,103

1,709,812

2,467,706

Shembull **
Babai 32 vjeç Nëna 27 vjeç

Primi Vjetor

Shuma e siguruar (Lekë)*

 (Lekë)

10 vjet

15 vjet

18 vjet

50,000

519,829

850,448

1,070,125

100,000

1,039,659

1,700,896

2,140,249

150,000

1,559,488

2,551,343

3,210,374

Sigurim Jetë me Kursim
Kasa për Fëmijë

Depozitë kursimi për fëmijën e kombinuar me sigurimin e jetës së prindit.
Është një mënyrë kursimi (investimi) afatgjatë për prindërit, të cilët duan të sigurojnë të ardhmen e fëmijëve të tyre, në mënyrë që kur të rriten të kenë të ardhura të mjaftueshme për shkollim apo mundësi biznesi etj.

*Shuma e siguruar në kontratë është shumë e garantuar, ndërkohë që shuma e përfitueshme në maturim mund të jetë më e lartë në varësi të të ardhurave nga investimi i fondeve në dispozicion.

** Në shembullin e mësipërm shuma e siguruar do të jepet menjëherë me vdekjen e njërit nga pridërit. Të dhënat e mësipërme janë indikative dhe në raste specifike ndryshojnë në varësi të kushteve të kontratës.

***Sipas kërkesave dhe nevojave të klientit, sigurimi i jetës me kursim mund të ofrohet I kombinuar dhe me sigurimin e Paaftesise nga aksidenti.

Sigurim Jetë me Kursim
Karta e Besnikërisë

Është një kombinim i sigurimit të jetës së punëmarrësit me një investim, një depozitë kursimi nga ana e punëdhënësit.

Shënim

*Sipas kërkesave dhe nevojave të klientit, sigurimi i jetës me kursim mund të ofrohet I kombinuar dhe me sigurimin e Paaftesise nga aksidenti.

  • Depozitë kursimi për punonjësin ku kontributet paguhen nga punëdhënësi.
  • Nëse punonjësi qëndron në punë gjatë gjithë periudhës së rënë dakord në fund të periudhës ai përfiton të gjithë vlerën e kontribuar në vite nga punëdhënësi. Në të kundërt, punëdhënësi përfiton shumës e depozituar sipas specifikimeve të kontratës të cilën mund ta përdorë për punonjës të tjerë sipas interesave të biznesit.
  • Sipas ligjit Nr të ligjit 10 364, datë 16.12.2010 “Për tatimin mbi të ardhurat”, shpenzimet e sigurimit të jetës dhe shëndetit të konsiderohen si shpenzime të zbritshme.

Dokumente (5)

Shihni të gjitha detajet në dokumentat tona të informacionit për produktin e sigurimit:

Pyetjet më të shpeshta

1.Çfarë ndodh me kontributet e paguara ne fondin e Pensioneve Private?

Kontributet e paguara në Fondin e Pensionit investohen në Obligacione 7 dhe 10 -vjeÇare pranë Bankës së Shqipërisë me norma shume herë më të larta se depozitat në Bankat e nivelit të dytë. Këto kontribute fitojnë interes Çdo ditë, dhe nuk rrinë në asnjë moment pa u investuar.

2. Si mund t’i marr paratë që kam kontribuar?

Shuma e investuar mund të merret në momentin e mbushjes se moshës së pensionit të  parakohshëm , në dy forma:

– Në formë pensioni periodik që do të  thotë,  Çdo muaj i derdhet anëtarit në llogarinë bankare të tij. Pensionisti e zgjedh vet sa e do pensionin, deri në mbarim të aseteve te tij;

– Në formë të menjëhershme duke e tërhequr menjeherë në bankë nga vet pensionisti. Shuma e akumuluar përbëhet nga kontributet e derdhura plus interesat