Sigurimi i jetës dhe Pension privat
Qetësi mendore për jetë.
Tani është koha për të mbrojtur dhe siguruar jetën dhe pensionin tuaj me SIGAL UNIQA
Sigurimi Jetës
Me sigurimin e jetës përfitoni mbrojtje financiare dhe qetësi mendjeje në rast fatkeqësie
Sigurimi i jetës me kursim
Me paketat e sigurimit të jetës me kursim mund të siguroni jetën dhe të kurseni për një kohë dhe vlerë që e caktoni vetë.
Sigurimi i jetës me kursim:
Pension Privat
Fondi i Pensioneve Private SIGAL LIFE UNIQA ju fton që të mendoni për pensionin tuaj sa më herët të jetë e mundur në mënyrë që të ruani të njëjtin standard jetese edhe në moshën e pensionit.
Dokumente (3)
Shihni të gjitha detajet në dokumentat tona të informacionit për produktin e sigurimit:
Pyetjet më të shpeshta
Çfarë eshte "Pensioni Privat"?
Në Shqipëri, krahas sistemit shtetëror të pensioneve, që prej 12 vjetësh funksionon edhe sistemi privat i pensioneve. Çdokush mund të vendosë që, krahas kontributit të detyrueshëm për pensionin shtetëror (njohur si ‘sigurimet shoqërore’), të kontribuojë në një Fond pensioni privat që të ketë një pension të dytë: ky është pensioni privat.
Pensioni privat fillon si një llogari kursimi e cila veÇ kontributit të derdhur nga anëtari ka edhe interesat (interesi=fitimi i realizuar nga investimi i kontributeve).
Pse më duhet një pension privat
Pensioni privat i FPP SIGAL LIFE UNIQA ju ofron disa përfitime :
– Ka kushte më të favorshme moshe e vjetërsie në punë(mosha e daljes në pension është 5 vjet përpara pensionit shtetëror);
– Vlera e pensionit është më e madhe se ajo në skemat shtetërore;
– Ka një sistem fiskal mjaft favorizues ku konsiston:
a- Kontributi i derdhur për pension privat zbritet nga paga bruto e anëtarit për efekt tatami.
b -Fitimi që realizohet nga investimi i në Letra me Vlerë , obilgacione nuk i nënshtrohet tatimit
c-Kontributet që punëdhënësi paguan në favor të punonjësve të tij konsiderohen si shpenzime të zbritshme dhe nuk i nënshtrohen tatimit mbi fitimin.
d-Fitimi që realizohet në investimi në Letra me Vlerë, Obligacione 10- vjeÇare është shumë herë më i lartë se fitimi që mund të merrni nga depozitat në bankë, atë të nivelit te dytë.
Dëshironi të dini më shumë për produktet tona?
Na kontaktoni.
Ekipi ynë i specialistëve do t'ju ndihmojë të: