Sigurimi Jetë Plus Cash
Ndihma financiare që ju nevojitet në luftën kundër tumorit malinj.
Merrni përfitime në para për trajtimin e tumorit malinj
Kush mund të sigurohet?
Çdo person që është rezident në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, nga mosha 0-80 vjeç.

Mbulimet e Sigurimit
|
Faza e sëmundjes |
Limitet |
|
kancer invaziv |
100% e shumës së siguruar |
|
Tumor beninj në kokë |
100% e shumës së siguruar |
Tumoret malinje mund të shkatërrojë ambiciet tona në jetë dhe të na lërë me shqetësime emocionale dhe financiare.
Sigurimi Jetë Plus Cash nga SIGAL do të ndihmojë në lehtësimin e barrës suaj financiare, që ju mund të përqendroheni në luftimin e sëmundjes:
Një shumë e menjëhershme në masën 100% të shumës së siguruar do t'ju paguhet në rast diagnostifikimi me tumor malinj.
Nuk kërkohet kontroll mjekësor. Thjesht përgjigjuni pyetjes: "A jeni diagonistifikuar më parë me tumor malinj?"
Merrni mbulim të plotë të sigurimit Jetë Plus Cash duke filluar me 15 Euro në muaj.

Tiparet e Policës së Sigurimit Jetë Plus Cash:
Shembuj përfitimi:
Genti
Në moshën 50-vjeçare, Genti bleu Sigurimin Jetë Plus Cash tek SIGAL dhe e pagoi tarifën e sigurimit për 5 vite njëherësh. Në vitin e 3-të, ai u diagnostikua me kancer të prostatës që kishte përparuar në fazën e fundit. Sipas planit të Sigurimit, Gentit do t'i paguhet një shumë parash prej 100% të shumës së siguruar për të ndihmuar në lehtësimin e barrës së tij financiare. Akordimi i shumës së siguruar e mbyll përgjegjësinë e SIGAL ndaj të siguruarit dhe primi i parapaguar për dy vitet e tjera i kthehet atij në llogari.

Shembull ilustrues i primit mujor për një femër dhe mashkull të moshës 40 vjeçare që zgjedhin një shumë të siguruar, 20,000 euro
|
Në këtë prim përfshihen të gjitha taksat si edhe mundësia për të marrë Opinion mjekësor të dytë nga klinika të specializuara në botë për çdo diagnozë të identifikuar. |
Në këtë prim përfshihen të gjitha taksat si edhe mundësia për të marrë Opinion mjekësor të dytë nga klinika të specializuara në botë për çdo diagnozë të identifikuar. |
|
Femër: 12 Euro në muaj |
Mashkull: 7.5 Euro në muaj |
Pyetjet më të shpeshta
1. Cilat mosha mund të sigurohen me policën e Sigurimit Jetë Plus Cash?
Kjo policë sigurimi ofrohet për çdo rezident në Shqipëri, mosha 0-80 vjeç.
2. Si llogaritet primi i sigurimit?
Primi i sigurimit kalkulohet referuar: moshës, gjinisë dhe limitit/shumës maksimale për dëmshpërblim që vetë i siguruari zgjedh.
3. Kush e vendos shumën e sigurimit?
Shumën e siguruar e zgjedh vetë i siguruari, duke filluar nga 5,000 euro.
4. A ka periudhë pritjeje polica e Sigurimit Jetë Plus Cash?
Po. kjo policë sigurimi parashikon periudhë pritjeje 180 ditë për sigurim familjar dhe 90 ditë për sigurime në grup.
5. Cilat ngjarje mbulon polica e Sigurimit Jetë Plus Cash?
Tumoret Malinje dhe Tumorin Beninj në Kokë. Polica ka vetëm 2 ngjarje: Kancerin dhe tumorin beninj në kokë.
6. Si mund ta paguaj primin e sigurimit?
Policat e sigurimit mund të kenë vlefshmëri, 2 vjeçare, 5 vjeçare ose 10 vjeçare.<br />
Pagesa e primit kryhet vitin e parë për dy vite rresht dhe në vijimësi çdo vit. Mospagesa e primit në afatin e parashikuar në policë, përbën arsye për ndërprerjen e menjëhershme të mbulimit.
7. Çfarë ndodh nëse e kam blerë policën e sigurimit për disa vjet dhe nuk më ndodh asgjë?
Kjo është ngjarja më fatlume e çdo individi që zgjedh të jetë i mbrojtur finaciarisht nëse i ndodhin të tilla risqe.
8. Çfarë ndodh nëse e kam blerë policën e sigurimit dhe më ndodh ngjarja e sigurimit gjatë periudhës së pritjes?
Nëse i siguruari diagnostikohet me Kancer gjatë periudhës së pritjes nuk përfiton dëmshpërblim. Për 180 ditë kontrata është “e ngrirë”. Periudha e pritjes aplikohet vetëm vitin e parë të sigurimit ose nëse e rinovon policën në formë joautomatike.

