Sigurimi Minikasko

Më shumë mbrojtje për makinën tuaj

MiniKasko - Sigurimi i vetë mjetit motorik nga përplasja mjet me mjet

Një police sigurimi që ju mbulon dëmet në makinën tuaj edhe nëse jeni fajtor në aksident. Por kujdes, nëse ju nuk jeni shkaktar i aksidentit, mos pranoni fajësinë dhe polica e sigurimit do të vazhdojë të jetë e vlefshme duke ju mbrojtur nga aksidente të tjera që mund të ndodhin.

Pse të siguroni makinën me MiniKasko tek SIGAL UNIQA?

Siguracioni i detyrueshëm i makinës TPL mbulon dëmet që i shkaktoni një pale tjetër ndërsa MiniKasko mbulon dëmin në makinën tuaj në rast përplasje me mjet tjetër, pavarësisht se kush është fajtori. Prandaj SIGAL UNIQA këshillon gjithmonë të kombinoni sigurimin e detyrueshëm të makinës me sigurimin MiniKasko.

Çfarë mbulon Minikasko?

Minikasko është sigurimi i vetë automjetit në lëvizje, për dëmtimet aksidentale nga përplasja e tij me një automjet tjetër në lëvizje, vërtetuar me raport të policisë.
Zona e Mbulimit: Brenda territorit të Republikës së Shqiperisë.
Kohëzgjatja e sigurimit: 1 vit dhe vetëm për një ngjarje të ndodhur gjatë kësaj periudhe.

Mendo Sigurimin Mini Kasko

Pyetjet më të shpeshta

Kush mund të pajiset me Minikasko?

Kategoria e mjetit: Autovetura, Furgona, Kamionçina me peshë deri në 3.5 ton.

Keni sigurimin MiniKasko të automjetit dhe jeni përfshirë në një aksident?

  • Më poshtë ju shpjegojmë me detaje çdo hap që duhet të ndiqni.
    • Kërkesa për dëmshpërblim;
    • Procesverbali i Policisë Rrugore;
    • Njoftimin e siguruesit pë rastin e dëmit (tel. fax. e-mail);
    • Fotografi të mjetit/mjeteve të përfshira në aksidente, në vendin e ngjarjes;
    • Deklarata e të dëmtuarit.

    Dokumentet e mjetit përfitues:

    • Lejen e qarkullimit;
    • Policat e sigurimit: TPL + MINIKASKO;
    • Dëshmi e aftësisë për drejtimin e mjetit;
    • Certifikata e kontrollit teknik;
    • Çdo dokument tjetër që kërkohet nga Siguruesi.

    Kujdes!

    • Mungesa e fotografive kërkon ekspertizën e mjetit të dëmtuar nga ana e shoqërisë së sigurimit përgjegjëse.
    • Plotësoni me saktësi të dhënat e kërkuara dhe mbani parasysh që mashtrimi në sigurime është vepër penale.

Dokumente (2)

Shihni të gjitha detajet në dokumentat tona të informacionit për produktin e sigurimit:

Produkte sigurimi të ngjashme

sigurimi kasko

Sigurimi Kasko

SIGAL UNIQA Group Austria ofron sigurimin vullnetar të automjetit KASKO, i cili mbron makinën tuaj nga dëmet e pjesshme ose të plota që mund t’i ndodhin për shkaqe të ndryshme.

Dëshironi të dini më shumë për produktet tona?
Na kontaktoni.

Ekipi ynë i specialistëve do t'ju ndihmojë të:

  • Mësoni për paketat dhe përfitimet e produkteve tona
  • Merrni një ofertë individuale
  • Planifikoni një takim personal
  • Zgjidhni shërbimin e duhur për ju

Na Telefononi falas në 0800 31 31

    Emri *

    Emaili *

    Nr. Cel *

    Të dhënat tuaja personale do të përdoren vetëm për qëllimin e ofrimit të informacionit shtesë rreth produkteve të SIGAL UNIQA